Këshilla & Arsye

May 8, 2020 | 8:08

Mënyrat që ju ndihmojnë ta bëni sa më argëtuese punën që urreni

Fare pak njerëz kanë fatin të bëjnë punën e ëndrrave. Ndonjëherë, të ngecësh në një punë që e urren është hap i domosdoshëm për të ecur drejt pikës ku dëshiron të përfundosh, e ndonjëherë tjetër e bën vetëm për të fituar të ardhura. Cilado qoftë arsyeja që ju bën të ngecni në punën tuaj, më poshtë keni disa mënyra për ta bërë punën më argëtuese.

Vlerësojeni ‘vuajtjen’ që përjetoni

Shumë punëtorë të vjetër e kuptojnë që detyrat e mërzitshme gjatë viteve të para të karrierës, i kanë lejuar ata të arrijnë aty ku janë sot. Mos u fokusoni shumë tek momenti sepse mund të duket i tmerrshëm, por mendoni se ku do t’ju çojë ky moment…

Angazhohuni

Provoni të punoni sa më shumë që të mundeni, sepse sa më shumë që të punoni, aq më shpejt do të vijë koha për të shkuar në shtëpi. Nëse nuk keni çfarë të bëni, mund edhe ta pyetni shefin nëse ka ndonjë projekt të veçantë ku mund të angazhoheni.

Mësoni gjëra të reja

Çfarëdo pune që jeni duke bërë, mundohuni që gjatë kryerjes së detyrës të mësoni sa më shumë gjëra të reja që të mundeni.

Shoqërohuni

Disa studime tregojnë që punëtorët me lidhje miqësore pozitive janë më të motivuar dhe më argëtues sesa të tjerët. Prandaj, lidhni shoqëri me njerëzit që ndani të njëjtën zyre dhe puna do t’ju duket shumë më argëtuese.

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top