FB

October 30, 2021 | 8:12

Mënyrat si të socializohemi me cilindo që ne dëshirojmë!

 

 

Jeni në një festë, të rrethuar nga njerëz të panjohur dhe dëshironi të shoqëroheni me të ftuarit e tjerë? Ja disa këshilla se si mund t’u qaseni njerëzve të panjohur, duke krijuar një përshtypje të mirë. Cilado qoftë arsyeja, prishini klishetë me një prezantim të parë që do t’jua shpërblejë mundimin.

Përshëndetje, një buzëqeshje, emri dhe një shtrëngim duash gjithë vetëbesim mund të jetë ndonjëherë gjëja më e lehtë për të bërë. Kjo është një mënyrë e mirë për t’u njohur me këdo për të cilin keni interes.

ilia

Nga Prof.Assoc.proc.Dr.Ilia S.Larti

 

Jini të sinqertë – Mund ta prezantoni veten te personi tjetër dhe t’i thoni me humor se dëshironi ta bëni mbrëmjen më të bukur nën shoqërinë e dikujt për të biseduar.

Çfarë është kjo pjatë? – Në vend që të qëndroni në heshtje në radhën e kateringut, hidheni ju hapin e parë dhe filloni një bisedë me dikë rreth çështjes që të gjithë kanë në mendje aty: ushqimit. Pyetini rreth pjatës që mendojnë se është më e shijshme. Ku i dihet? Mund të largoheni që aty me një pjatë të mirë ushqimi dhe me një kontakt të ri.

A je shoku/shoqja e….? – Edhe nëse nuk mund ta njihni dikë, ju gjithsesi mund të shkoni dhe t’i prezantoheni dhe ta pyesni nëse janë shokë ose shoqe të dikujt tjetër në event. Nëse thonë që nuk njohin askënd, atëherë reagoni të befasuar dhe lëreni bisedën të rrjedhë.

Ke ndonjë plan interesant? – Diskutimi për planet është thuajse garanci e një bisede sepse shumica e njerëzve e kanë një lloj ideje se ku do t’u pëlqente të shkonin në të ardhmen dhe u pëlqen shumë të flasin për të.

Je nga këto anë? – Bërja e një pyetje me bazë vendndodhje do t’ju ndihmojë të përfshiheni në një bisedë, nëse nuk doni të përdorni asnjë nga metodat e tjera.

Sporti – Mjafton të përmendni një kampionat që po zhvillohet në atë periudhë dhe skuadrën tuaj të preferuar dhe do të luteni që biseda të përfundojë, pasi ajo do të stërzgjatet nga interesi që do të ngjallë.

A e dëgjove se…? – Një ditë përpara festës së madhe, bëni një kalim të shpejtë të titujve kryesorë për të qëndruar të informuar, sidomos kur prek interesat e njerëzve që janë mbledhur të festojnë diku. Do ta keni më të lehtë të hyni në biseda dhe gjithashtu do të fitoni duke marrë ndonjë informacion shtesë.

Këpucë të bukura! – Nëse ju pëlqen me të vërtetë diçka që dikush ka veshur, atëherë bëjini një kompliment. Jo vetëm që do t’u bëhet qejfi por gjithashtu ju mund të bëni pyetje për ta pasuar diskutimin dhe kështu biseda do të bëhet më argëtuese.

Ke filluar të shohësh…? – Mund të hyni në bisedë me dikë duke e pyetur për programin që po sheh kohët e fundit, shkruan Shqip. Mund të habiteni nëse zbuloni se keni parë apo po shihni një program të njëjtë dhe mund të filloni të diskutoni për personazhet.

Cilat janë hobet tuaja? – Nëse e pyesni dikë se çfarë bën pas pune, kjo mund të jetë disi personale, është gjithsesi e pranueshme ta bëni këtë. Kjo mund tu kthejë atyre buzëqeshjen në fytyrë dhe ta bëjë bisedën më interesante.

Çfarë mendoni për…? – Nëse shfaqni interes për opinionin e dikujt, kjo tregon se po ngacmoni një arsyetim për gjërat që po ndodhin përreth jush dhe patjetër që kjo do të çojë në një diskutim të gjatë.

Socializmi i individit në shoqëri – Bashkë me ndryshimin e moshës ndryshojnë mendimet, interesat, pasionet dhe veprimtaria e njerëzve.

1

Çfarë është socializimi?

Ky proces përmes të cilit njerëzit mësojnë dhe përvetësojnë karakteristikat e grupit shoqëror të cilit i përkasin, quhet socializim. Socializimi i individëve bën të mundur ruajtjen dhe qëndrueshmërinë e karakteristikave, të vlerave dhe të normave shoqërore, për shkak se këto mësohen, transmetohen nga njëri brez në tjetrin. Sociologu amerikan Peter Berger ka shkruar: Ajo që ndodh gjatë socializimit është se bota sociale internalizohet te fëmija. Shoqëria kontrollon jo vetëm lëvizjet tona por edhe përcakton identitetin, mendimet, emocionet tona.

Biologjikja dhe shoqërorja tek individi

Për shekuj me radhë njerëzit janë munduar t’i japin përgjigje pyetjes, nëse ajo që i përcakton qeniet njerëzore janë tiparet natyrore (të trashëguara) apo tiparet shoqërore (të formuara përmes kontakteve me njerëz të tjerë dhe përmes bashkëpunimit me ta). Më thjeshtë, çështja mund të shtrohet kështu: A jemi ne individë që na ka bërë natyra, apo individë që i ka krijuar shoqëria? Për këtë janë studiuar binjakë identikë, gjithashtu janë bërë studime të tjera me fëmijë, të cilët janë rritur të izoluar nga njerëzit. Nëse dy binjakë identikë rriten larg njëri-tjetrit atëherë zhvillimi i tyre është krejt i ndryshëm. Fëmijët e izoluar, formimi i të cilëve e bën të mundur vetëm gjuha, ata nuk kanë asnjë përvojë me njerëz të tjerë dhe nuk mund t’i kuptojnë marrëdhëniet midis njerëzve.

Pra, ajo që e bën secili nga ne njerëzor është: SHOQËRIA.

Socializmi i individit në shoqëri / Risocializimi

Jeta e çdo individi kalon nëpër disa faza apo periudha, të cilat janë:

Fëmijëria

Sipas moshës ajo ndahet:

Faza e parë

Mosha e fëmijërisë nga lindja deri 3 vjeç

Mosha parashkollore nga 3-5 vjeç

Mosha e re shkollore nga 6-11 vjeç

Faza e dytë

Kalimi nga fëmijëria në moshën e rritur:

Paraadoleshenca

Adoleshenca e hershme dhe ajo e maturuar

Kalimi nga paraadoleshenca në adoleshencë bëhet:

Te vajzat në moshën 12 vjeç

Te djemtë 13-14 vjeç

Sipas studimeve të kohëve të fundit të bëra nga psikologjia, kufijtë e adoleshencës shtrihen deri dhe pas moshës 20 vjeç

Sipas ecurisë moshore socializimi ndahet:

Fëmijëria (nga lindja deri në 12 vjeç) ParaAdoleshenca (13 deri në 16 vjeç)

Adoleshenca 17 ose 21 vjeç) Mosha e rritur e re (22 deri në 29 vjeç) Mosha e mesme (30 deri në 65 vjeç) Mosha e mesme e hershme (30-45 vjeç Mosha e mesme e shtyrë (50-65 vjeç) Mosha e vjetër (65 vjeç e lart) Mosha e vjetër e hershme (65-75 vjeç) Mosha e thyer ose pleqëria (mbi 75 vjeç).

00

Personaliteti

Personalitetit mund të përkufizohet si një grup i organizuar dhe dinamik i karakteristikave të një personi.

Llojet e personaliteteve njerëzore:

Gazmorët

Një nga zbulimet më të papritura ishte ai i që njerëzit me humor të mirë janë më të prirur për të vdekur më herët se të tjerët. Sipas një studimi, fëmijët që konsideroheshin nga prindërit dhe mësuesit si më të qetët e me humor më të mirë, në moshë madhore kishin vdekur më herët se ata që nuk gëzonin humor të shëndetshëm.

Impulsivët

Personat që janë shumë impulsivë, të hedhur, apo të paduruar mund të mendohet se janë më të rrezikuarit nga aksidentet, por në fakt rreziku më i madh që u vjen nga tiparet e tyre është ulcera e stomakut. Sipas përfundimit të disa studimeve të ndërmarra ndaj 4000 personave, është zbuluar se ata që kanë tiparet e sipërpërmendura janë më të prirur ndaj sëmundjeve të stomakut në krahasim me të tjerët në masën 2.4 herë. Arsyeja është se personat impulsivë i përgjigjen stresit me prodhimin e një sasie më të madhe të acidit se sa personat e tjerë. Pikërisht kjo sasi sjell edhe sëmundjen e ulcerës. Këta persona kanë edhe probleme me të ushqyerit. Probleme që shkojnë nga bulimia deri tek anoreksia.

Ndryshe nga sa mund të pritej në rastin e personave me humor të mirë, studimet e fundit kanë provuar se një tipar i tillë i personalitetit mund të jetë problematik. Po cili është shkaku? Sipas një teorie kjo vjen sepse njerëz të tillë i nënvleftësojnë rreziqet e jetës dhe ndoshta kanë vështirësi për tu marrë me situata të cilat nuk kanë dalë ashtu sikurse ata shpresonin.

Të shqetësuarit

Personat që kanë probleme me ankthin, që nuk arrijnë ta kontrollojnë atë zakonisht janë të prirur të kenë probleme me presionin e gjakut. Arsyeja e një lidhjeje të tillë është mbiprodhimtaria e hormonit të stresit. Gratë që kanë ankthe të theksuara që shkojnë deri në fobira, të tilla si fobia nga lartësia janë shumë të prirura për sëmundje të zemrës, sëmundje që kanë të bëjnë me presionin e gjakut dhe kolesterolin. Këta persona kanë edhe një prirje të veçantë për të pirë duhan. Ka edhe një arsye tjetër që mund t‘i mërzisë njerëzit me këtë tipar të personalitetit. Një studim i Universitetit të Antverpit ka nxjerrë në pah se pas dhjetë vitesh trajtimi të sëmundjeve të zemrës, 27% e personave që vuajnë nga ankthet nuk kanë mundur që të mbijetojnë.

Agresivët

Tipat armiqësorë janë të hapur ndaj një numri të madh problemesh shëndetësore dhe për këta persona janë zhvilluar shumë kërkime shkencore. Njerëzit që vuajnë nga arteroskleroza janë ata që kanë më së shumti personalitete armiqësore. Një studim amerikan tregoi se tipat agresivë janë më të hapur ndaj rreziqeve të infeksionit në të gjithë pjesët e trupit dhe sëmundjeve të zemrës, atyre të lidhura me infektimin e arterieve. Shkaku mund të jetë sepse ky lloj tipari i personalitetit ka nivele më të mëdha proteinash të sistemit imunitar që kanë lidhje me inflamimin. Një tjetër teori është se njerëzit armiqësorë kundërpërgjigjen shumë më shpejt dhe shumë më ashpër ndaj stresit si mendërisht, ashtu edhe psikologjikisht. Kjo shkakton rritjen e presionit të gjakut dhe shpeshtimin e rrahjeve të zemrës që çon në çrregullim të sistemit kardiovaskular.

Tipat inatçorë e kanë shumë më të vështirë që të shërohen në krahasim me të tjerët. Atyre u duhet më shumë kohë. Studiuesit e Universitetit të Ohios kryen këtë eksperiment për të vërtetuar sa më sipër. Një grupi personash u shkaktuan plagë të vogla në krahë. Pas 4 ditësh vetëm 70% e pacientëve kishte përmirësime të dukshme, 30% ishin ende në fazat e para dhe pikërisht këta pacientë ishin persona me tipare agresive. Këta njerëz janë më të pritur edhe ndaj depresioneve dhe sëmundjeve mendore.

Të ndrojturit

Personat e ndrojtur, ata që nuk marrin shumë iniciativa në shoqëri, apo në jetën e tyre personale janë më të dhënë ndaj marrjes së infeksioneve virale. Në disa studime të ndërmarra te kafshët, shkencëtarët kanë dalë në rezultatin se personat që pëlqejnë të shoqërizohen kanë më shumë nyje limfatike mbrojtëse se ata që janë të ndrojtur dhe parapëlqejnë vetminë. Nyjet limfatike janë pjesë e sistemit imunitar të trupit dhe ndihmojnë në shkatërrimin e infeksioneve të ndryshme dhe viruseve e baktereve.

00

Optimistët

Ata gjithmonë shohin anën pozitive të jetës dhe jetojnë përafërsisht 7 vjet më shumë se ata që shohin vetëm zymtësi përreth. Rreziku i vdekjeve të hershme për shkak të ndonjë sëmundjeje është tek këta persona 55% më i ulët se tek të tjerët. Sipas një teorie del se optimizmi rrit dëshirën për të jetuar, ndërkohë që sipas një teorie tjetre dëshira për shoqëri luan një rol shumë të madh në jetëgjatësi. Këto situata të mira ulin sasinë e prodhimit të hormonit të stresit. Optimizmi i jep një ndihmë shumë të madhe funksionimit të sistemit imunitar duke e mbrojtur atë nga stresi psikologjik. Një studim amerikan i kryer mbi individë të caktuar përgjatë një periudhe 30-vjeçare nxori në pah se optimistët janë më të shëndetshëm dhe kanë më pak paaftësi se tipat pesimistë.

Të mbyllurit në vetvete

Personat që janë të mbyllur në vetvete dhe janë melankolikë me një gjendje që shkon shpesh në pikëllim, të klasifikuar se personalitete të tipit D, vuajnë nga një shkallë e lartë dhimbjeje shpirtërore, por në mënyrë të ndërgjegjshme i shtypin ndjenjat e tyre dhe si rezultat mund të jenë shumë më të prirur ndaj risqeve të kancerit, apo sëmundjeve të zemrës. Si pasojë tek këta persona regjistrohet edhe numri më i madh i vdekjeve. Këta njerëz kanë një sistem të prodhimit të hormoneve që është shumë i brishte dhe shpesh i çrregullt që do të thotë se kanë rrahje të shpeshta zemre, presion gjaku të lartë dhe ngushim të enëve të gjakut. Të gjitha këto janë shumë të këqija për sistemin kardiovaskular.

Të përgjegjshmit

Personat e përgjegjshëm janë edhe më jetëgjatët. Kjo veti ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetëgjatësi pasi tek këta njerëz presioni i gjakut, niveli i kolesterolit dhe rrahjet e zemrës janë në nivele normale. Shkaku ndoshta është se njerëzit e përgjegjshëm shmangin rrezikun dhe kanë një jetë larg faktorëve që do të dëmtonin shëndetin.

Neurotikët

Sikur të mos mjaftonte fakti se neurotikën e kanë shumë të vështirë për shkak të karakterit për të jetuar të qetë tani del se tipi i tyre u sjell edhe probleme të tjera të tilla si astma, dhimbjet e kokës, ulcerën e stomakut dhe sëmundjet e zemrës. Sipas një studimi neurotikët shpesh përdorin strategji jo shumë të mençura për të zgjidhur problemet e tyre duke patur sjellje armiqësore ndaj të tjerëve dhe shpërthime që kalojnë edhe në ofendime.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top