Kemi një jetë që luftojmë. Nuk e di për ty, por unë jam pak e lodhur. Jam lodhur duke parë gjithë këtë të keqe, vuajtje, dhimbje që ne shkaktojmë individualisht dhe reciprokisht. Meritojmë një jetë më të lumtur. Meritojmë më shumë dashuri, gëzim, lehtësi, harmoni.
Nuk duhet të luftojmë gjithmonë me frikën, zemërimin, zhgënjimet, domethënë me djallin tonë, i cili na i krijon këto emocione.
Atëherë, le të lejojmë energjitë e kësaj hëne të plotë të bukur, të na ndihmojë drita e saj të rimarrim mençurinë shpirtërore të natyrshme të secilit prej nesh, për të shëruar të kaluarën dhe për të jetuar një jetë më të mirë. Sepse vetëm përmes kësaj mençurie të thellë mund të rilindim.
Duhet me të vërtetë të përmbysim rrënjësisht idenë që kemi për jetën, konceptimet dhe besimet e vjetra që kemi marrë. Revolucioni shpirtëror i këtij momenti na kërkon të kemi qasje në mençurinë tonë të vërtetë dhe të braktisim të gjitha ato skema mendore plot paragjykime, të pavërteta, gënjeshtra të djallit.
Plagët janë të vërteta dhe ne duhet t’i shërojmë ato përmes vetëdijes së re që duhet të zgjojmë, dhe përmes pranimit të asaj që ka qenë sepse është një manifestim i anës së errët të integruar tek ne. Por shërimi mund të ndodhë duke parë vërtet atë që ka qenë dhe jo duke i praruar gjërat.
Gjithashtu sepse duhet t’i japim vetes atë që na ka munguar: dashurinë, respektin, konsideratën, vlerësimin, mbrojtjen, etj. Pra, përpiquni të përqafoni se kush jeni në dualitetin tuaj dhe të ngriheni nga errësira e pavetëdijes në të cilën keni qenë deri më tani, duke kuptuar se jeni shumë më tepër se kaq. Energjia e hënës do t’ju ndihmojë të shëroni plagët e vjetra, të kapërceni kufizimet e vjetra, të lini kushtëzimet e vjetra.
Nuk jeni më ai që ishit, dhe në këtë fazë të tranzicionit nuk jeni as të rinj, domethënë jeni, por nuk jeni të vetëdijshëm për këtë. Tani ju keni shumë fuqi për të përcaktuar se si të jeni nesër, bota e re varet nga ju: kërkoni paqen, mirëqenien, besimin, kërkoni dashurinë, të vërtetën dhe drejtësinë dhe do të gjeni veten në botën e re.
Faleminderit hënë magjike!
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.