Sa herë, në punë, keni dhënë më të mirën tuaj pa marrë mirënjohjen e duhur dhe të pritur nga shefi juaj? Sa herë keni menduar se keni merituar më shumë për angazhimin tuaj, por sistemi nuk e ka lejuar? E pra, kjo është ajo që ndodh me një mori njerëzish, ashtu si dhe në shoqërinë tonë. Shkoni në punë, jepni gjithçka, punoni orë shtesë dhe nuk merrni as një “faleminderit”. E gjithë kjo gjeneron një dobësim të aftësive të dikujt. Me kalimin e kohës bëhemi më pak të gatshëm për të sakrifikuar, më pak krijues, përtacë dhe zhgënjimi rritet. Dëmi kolateral? E gjitha shtrihet përtej punës. Gjatë ditëve bëheni më nervozë dhe më të shkujdesur në gjithçka, sepse nuk ndiheni të vlerësuar dhe të kënaqur.
Por ka një zgjidhje: keni dëgjuar ndonjëherë për fjalën meritokraci?
Meritokracia është një sistem vlerësimi dhe përmirësimi i individit, i përqendruar në njohjen e meritës. Me fjalë të tjera, ajo që bëni analizohet dhe matet, dhe puna juaj shpërblehet jo vetëm në aspektin ekonomik. Fatkeqësisht, edhe vendi ynë renditet ndër vendet më pak meritokratike. Çështje mentaliteti? Ndoshta edhe kjo, sepse ne ndeshim shpesh në shoqërinë tonë të shkohet me perceptimin se të bësh një punë meritokratike nuk sjell asnjë siguri, dhe as pagesë të mirë në fund të muajit, dhe rrjedhimisht ndihesh i zhgënjyer. Nga njëra anë, çdokush do të donte të ishte mirënjohës për atë që bën ndërsa nga ana tjetër preferon sigurinë e një shpërblimi fiks. Pra, punë të qëndrueshme. Ndaj meritokracia shpesh ngatërrohet, por e vërteta është se ka të mirat dhe të këqijat e saj, dhe nëse vërtet ofron vlerë dhe bën ndryshimin, të këqijat nuk ekzistojnë. Një nga avantazhet e para është se një kompani e bazuar në merita garanton mundësi të barabarta për të gjithë bashkëpunëtorët e saj, shprehje të plotë të potencialit të secilit dhe njohje të meritave individuale dhe ekipore. Një avantazh tjetër i madh është aftësia për të ngjitur karrierën tuaj në një kohë të shkurtër, sipas meritës. Medaljet e njohjes varen ekskluzivisht nga ju, dhe një kompani serioze dhe e strukturuar ju shoqëron në rrugën e rritjes me metodologjitë e trajnimit në punë dhe në terren. Le të flasim për kompensimin. Jo çdo muaj do të jepni gjithçka, të gjithë kanë ulje-ngritje. Ka muaj që bie nga produktiviteti, ajo që nuk të kënaq dhe ku nuk ke pasur shpërthim rezultatesh. Gjëja e sigurt është se nuk ka kufi për rezultatet dhe rrjedhimisht për mundësinë e arritjes së fitimeve të mëdha. Liria për të fituar pa kufi është gjëja më nxitëse për njerëzit ambiciozë që zgjedhin kompani meritokratike.
Pse një kompani përqafon sistemin e meritës?
Sepse kthimi në prodhim është shumë i lartë. Një studim dëshmon se një punëtor me një kontratë me pagë fikse dhe pa asnjë rivlerësim monetar, me kalimin e kohës, nuk gjen më stimujt e duhur dhe arrin të prodhojë 60% më pak se mesatarja. Zgjedhja, pra, është e qartë: kompanitë e mëdha me shumë bashkëpunëtorë i dinë të gjitha këto shumë mirë, dhe për këtë arsye ata zgjedhin sisteme të bazuara në merita për të pasur bashkëpunëtorë të motivuar, prodhim më të madh dhe një klimë më konkurruese. Ata e dinë shumë mirë se e gjithë kjo është e mundur, duke ndarë një pjesë të rezultateve që ata kurrë nuk do të kishin pasur në një sistem klasik. Nëse nuk ka angazhim dhe përkushtim, rezultatet nuk vijnë dhe rrjedhimisht të gjitha avantazhet e mrekullueshme të listuara më sipër. Meritokracia është një sfidë e përditshme me veten, drejt qëllimeve, së bashku me ekipin, duhet domosdoshmërish të vendosësh dëshirën e duhur në të dhe t’u japësh një ritëm të caktuar gjërave. “Kur një njeri e kthen gjithë vullnetin e tij drejt një gjëje të caktuar, ai gjithmonë përfundon duke e arritur atë”, thotë Hermann Hesse.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 173
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.