Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Ndodh në jetë të takoni disa njerëz, të cilët ju mbushin me energji dhe frymëzim. Sikur të jenë vetë burimi i energjisë dhe i frymëzimit. Këta njerëz ia vlen t’i mbash në jetën tënde, natyrisht, nëse mundesh. Sepse, këta njerëz shpesh janë si kometat. Ata shfaqen papritmas në jetën tuaj, në përditshmërinë tuaj, e ndriçojnë atë dhe më pas, zakonisht zhduken, në mënyrë që të shfaqen, ashtu si papritmas, në qiellin e dikujt tjetër. Por gjurmët e tyre në shpirtin tuaj do të mbesin përgjithmonë.
Për shkak se këta njerëz ju dhanë diçka, ju treguan diçka, ndanë diçka me ju dhe pastaj…, u larguan, për t’u dhënë “dhuratat” e tyre të tjerëve që kanë për qëllim të takojnë. U larguan, pa ju kërkuar asgjë, pa ju dhënë “udhëzime për përdorim” të atyre që ju ofruan, pa këshilla dhe inkurajim. Ata nuk e konsiderojnë të nevojshme.
Dhe ti ke mbetur me duart dhe zemrën plot me këto dhurata dhe po pyet veten, çfarë do t’i bësh gjithë këto gjëra që nuk i ke pasur më parë dhe tani je i/e mbushur plot me këto. Qetësohu! Është e thjeshtë! Bëni të njëjtën gjë. Jepni nga ajo që ju është dhënë, aq thjeshtë dhe me qetësi sikurse e morët.
Fillo t’i ndash këto “dhurata” dhe do të mësosh, shumë shpejt, se sa më shumë t’i ndani, aq më shumë ato do të rriten. Ky burim nuk thahet kurrë. Ky burim është burimi i bollëkut. Është burimi i bujarisë. Është burimi i “gjithçka ne”, i “gjithçka tonat” dhe i “gjithçka na përket neve”.
Pra, vjen një kohë kur ju nuk e dalloni më burimin, sepse ju jeni bërë burimi dhe ajo që shpërndani bujarisht/me zemërgjerësi, u kthye përsëri te ju. Kjo është arsyeja pse nuk thahet, kjo është arsyeja pse nuk thahet kurrë.
Burimi, dhënësi dhe marrësi është një – Ti.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.