Jeta shpesh na vë në provë. Mendja mbushet me frikë, me fraza të tilla si “Unë nuk mendoj se jam i aftë për këtë …”, “po nëse nuk mundem?”, “Po sikur të bëj një përshtypje të keqe?” Nëse shqetësimet janë konstante, varianti mund të jetë QËNDRIMI ynë! Ne mund të kemi kontroll të plotë mbi këtë. Një qëndrim pozitiv dhe aktiv ndaj streseve të përditshme do të na lejojë të kapërcejmë më mirë pasiguritë dhe frikën që mbartim nga e kaluara.
Si të merrni kontrollin e jetës tuaj
Harmonia emocionale kalon përmes pranimit: pranimit të realitetit dhe pranimit të vetvetes. “Ajo që dimë për ne është vetëm një pjesë, dhe ndoshta një pjesë shumë e vogël, e asaj që jemi pa dijeninë tonë”, ka shkruar Luigi Pirandello. Autori na kujton se sa e vështirë është të njohësh plotësisht veten dhe, mbi të gjitha, sa kërkuese është të ndërgjegjësohesh për veten…. që do të thotë të lidhesh me brendësinë e dikujt.
Kontrolloni emocionet tuaja
Emocionet luajnë një rol kryesor. Mësimi për t’i kontrolluar ato na lejon të menaxhojmë stresin… armiku numër një i paqes sonë të brendshme! Të kontrollosh emocionet e tua nuk do të thotë t’i injorosh apo shtypësh ato, por do të thotë t’i përpunosh ato në mënyrë që të reagosh në mënyrë të shëndetshme dhe funksionale.
Vetë-pranimi
Ndryshe nga sa mund të mendohet, pranimi i realitetit nuk është një qëndrim pasiv, nuk do të thotë se çfarëdo që të ndodhë duhet të jemi mirë. Pranimi i realitetit është një mënyrë për të ndryshuar disponimin tonë duke ndryshuar atë që mendojmë dhe mënyrën se si reagojmë ndaj situatave.
Të mos gënjejmë veten, të gjithë kemi frikë nga gjykimi i të tjerëve!
Dhe kësaj frike nga mospëlqimi i shtohet edhe kritiku ynë i brendshëm, armiku ynë më i keq, i gatshëm për të nënvizuar atë që nuk shkon pa pushim, duke nxjerrë në pah vetëm defektet tona, për të na bërë të besojmë se ne vlejmë më pak se sa mendojmë.
Hapni sytë dhe merrni kontrollin e jetës tuaj
Jeta do t’ju vërë në provë me situata dhe ngjarje që nuk mund t’u shpëtoni dhe që mund t’ju shkaktojnë dhimbje, ato janë pjesë e asaj pakete që ne e quajmë jetë, por dijeni që nuk do të jenë kurrë të pakapërcyeshme. Ajo që ndodh jashtë nuk është kurrë përgjegjëse për disponimin tuaj të brendshëm. Fajtori i vërtetë dhe i vetëm është qëndrimi juaj mendor ndaj asaj që ndodh.
Përgatiti K.I / Burimi psicoadvisor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.