Dëshmi

December 24, 2022 | 8:30

Mesazhi i kryeipeshkvit Arjan Dodaj për Krishtlindje: Elita politike duhet të mendojë për popullin dhe jo për interesat e veta të ngushta…

Në vigjilje të Krishtlindjes, Kryeipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës, imzot Arjan Dodaj në një intervistë thekson se rinia shqiptare duhet ta ndërtojë të ardhmen në atdheun e vet. Duke iu drejtuar elitës politikës, u shpreh se ajo duhet të mendojë për popullin dhe jo për interesat e veta të ngushta!

n1

“Vendi ku me të vërtetë neve na janë krijuar të gjitha kushtet, ku është habitati ynë për të dhënë më të mirën, është me të vërtetë Shqipëria dhe nga të shohim dhe ndoshta në emigrantë që kanë përjetuar një dimension jete larg Shqipërisë, por që kthehen dhe përpiqen të investojnë këtu. Nuk janë shumë e vërtetë, por janë arsye shprese dhe unë i uroj të gjithë shqiptarëve që me të vërtetë të zbulojnë të ardhmen e tyre në këtë vend. Këtë vend mund ta bëjnë vetëm shqiptarët”, ka thënë kryeipeshkvi i Dioqezës Arjan Dodaj.

“Elita politike duhet të mendojë për popullin dhe jo për interesat e veta të ngushta. Kush ka përzemër popullin, nuk flet për të drejtat e veta personale dhe atëherë bashkëpunon me palën tjetër. Gjëja tjetër është që edhe realiteti shqiptar të përpiqet të ndërtojë një të ardhme duke u çliruar nga mania e babëzitjes, për të pasur gjithçka, menjëherë”, është shprehur kryeipeshkvi.

Dhe në fund Kryeipeshkvi i Dioqezës Tiranë-Durrës dha urimin për Krishtlindjen, ditën më të rëndësishme për të gjithë të krishterët që sjell gëzim dhe mirësi.

n“Festa e Krishtlindjes na sjell dhe gëzimin. Gëzimi është personifikimi i një fëmije të paqtë, të thjeshtë e në të njëjtën kohë të brishtë sepse vetëm ngado që është Jezu Krishti Zoti, ftesa është që t’i hapim dyert Zotit në këtë Krishtlindje, të lejmë mënjanë frikën e të fillojmë të arsyetojmë me ndjenjat, dashurinë, me përkushtimin e tij për mbarë njerëzimin, e kështu që do bëhemi më njerëz edhe midis nesh”, ka thënë kryeipeshkvi Arjan Dodaj.

Mesnatën e së Shtunës dhe të Dielën të gjithë besimtarët e krishterë në mbarë botën kremtojnë Krishtlindjen si një nga datat më të rëndësishme në kalendarin e tyre.

 

Burimi Klan News

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top