Studim

May 26, 2018 | 13:06

Meshkujt dhe femrat, të ndryshëm përballë rrezikut

Truri i meshkujve dhe ai i femrave reagojnë në mënyrë të ndryshme përballë rrezikut dhe frikës. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Krakovit, duke analizuar me rezonancë magnetike funksionale 40 vullnetarë, të cilëve iu kërkua të vështronin imazhe të frikshme.

Meshkujt aktivizojnë një zonë cerebrale që lidhet drejtpërdrejt me stresin dhe reagojnë me më shumë gatishmëri, duke gërmuar në sferën e ndjenjave. Ndërsa femrat, përdorin një zonë të ndryshme të trurit, e cila lidhet me koren e trurit dhe me qendrat e dhimbjes e të kënaqësisë.

Me pak fjalë, përballë një kërcënimi ato sillen njësoj si përballë dashurisë.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 125

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top