Kush mendon që meshkujt preferojnë më shumë femrat e dobëta gabojnë rëndë. Në fakt, sipas një studimi të ri të bërë nga Universiteti “St Andrews” në Skoci, sa më shumë një mashkull është i përfshirë nga stresi, aq më shumë do të joshet nga të gjitha ato femra që kanë forma të bëshme.
Ky studim u bë me meshkuj rreth 20-vjeçarë, të cilët për 10 ditë rresht bënë stërvitje ushtarake në një kamp ushtarak. Ndërkohë studiuesit u treguan atyre imazhet e pesë femrave, me intervale kohore prej tri ditësh, duke u kërkuar që të tregonin se cilën prej femrave në fotografi e konsideronin më joshëse.
Rezultati? Meshkujt me një nivel të lartë stresi kanë shprehur preferencën e tyre për femrat e bëshme dhe me pamje mashkullore, ndërsa ata më të çlodhur zgjodhën femrat me forma më elegante. “Ky studim, – komenton Carlota Batres, studiuese e kërkuese në Universitetin “St Andrews” – tregon se preferencat tona seksuale variojnë në bazë të situatës dhe të ambientit në të cilin ndodhemi.”
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.