Studim

December 20, 2018 | 14:43

Studim / Ftohjet në shtatzëni rrisin rrezikun e prekjes së foshnjës nga astma

Nëse shpesh vuani nga ftohjet në shtatzëni, rreziku që fëmija në të ardhmen të vuajë nga astma është më i lartë. Sipas një studimi në Universitetin e Monakos (Gjermani), që përfshinte 512 gra shtatzëna dhe fëmijët e tyre nga lindja deri në 5 vjeç, në fakt, sa më i lartë numri i ftohjeve në shtatzëni, aq më i madh ishte rreziku i astmës për fëmijën. Dhe barnat antivirale, shpesh japin efektin e  kundërt gjatë nëntë muajve të shtatzënisë.

Rritje e rrezikut të astmës nga ftohja

Alergologët kanë kërkuar që gratë shtatzëna të mbajnë shënim ftohjet dhe infeksionet e tjera virale gjatë pritjes së ëmbël dhe i kanë krahasuar këto të dhëna me incidencën e astmës dhe alergjive tek fëmijët. Duke marrë parasysh sëmundjet nga të cilat vuanin prindërit, studiuesit kanë arritur në përfundimin se ftohja në shtatzëni ndikon më shumë në astmën e fëmijëve, sesa trashëgimia e këtyre sëmundjeve nëse i kanë pasur prindërit.

Si munden nënat e ardhshme të mbrohen kundër ftohjes dhe viruseve në qarkullim?

Shmangni vendet që janë shumë të mbushura me njerëz. Në kohë të epidemive sezonale, është mirë të shmangim vendet e mbushura me njerëz dhe ndryshimet e temperaturës. Larja e hundës me fiziologjik mund të ndihmojë: një hundë e lirë për të kryer funksionin e saj të filtrimit të ajrit mbron më shumë nga infeksionet sesa një hundë e bllokuar me mukus.

Vetëm paracetamol nëse rritet temperatura

Nëse sytë e kuq, temperatura dhe teshtimat tashmë janë shfaqur, është mirë të pushoni, të pini shumë ujë, çaj bimor pa sheqer dhe lëng agrumesh, përdorni një lagështues në dhomën e gjumit. Nëse temperatura rritet më shumë se 38 gradë Celsius mund të përdorni paracetamol, ndërsa aspirina dhe ibuprofeni nuk rekomandohen gjatë shtatzënisë.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top