Dielli shton fuqinë seksuale, të paktën te meshkujt. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Graz-it në Austri, pasi kontrolluan 2300 meshkuj, përgjatë 3 vjetëve.
Sipas “Clinical Endocrinology” ka një lidhje mes nivelit të Vitaminës D dhe nivelit të testosteronit. Vitamina D mund të shtojë nivelet e hormonit, nëse është e pranishme në gjak në vlerën të paktën 30 nanogramë për milimetër.
Kjo vitaminë aktivizohet (në lëkurë) nga rrezet e diellit: kuptohet pra se përse në stinën e nxehtë shtohet libido…
Botuar në Revsitën “Psikologjia”, Nr. 132
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.