Në fokus

May 17, 2018 | 14:40

Mësime jete nga një gjysh për nipin e vet, por që vlejnë për të gjithë…

Ai është ndarë nga jeta jonë 16 vjet më parë, por ende e ndiej mungesën e tij. E kam dashur shumë dhe më mësoi jashtëzakonisht shumë. Ende nuk i harroj disa nga mësimet më të rëndësishme që ai më dha për jetën:

Ndjehu rehat me kostum dhe kravatë.

Nëse i mbyll sytë, mund ta imagjinoj mjaft mirë gjyshin tim, mënyrën se si vishej dhe gardërobën që kishte. Ai nuk ishte i pasur, por përpiqej përherë të kujdesej për veten dhe për veshjet e tij. Gjithmonë dukej mirë dhe veshja e tij impononte respekt nga të tjerët përreth. Ai na mësoi mua dhe vëllait tim të visheshim si meshkuj dhe se kostumi nuk kishte pse të shihej nga ne si një armik. Sot mendoj se kostumet janë veshjet e mia të preferuara, pikërisht prej fjalëve dhe mësimeve të tij për këtë aspekt.

Familja vjen e para.

Çdo mbrëmje Krishtlindjesh gjyshi ngrinte një dolli për mua dhe vëllain tim, Markun. Ne e dëgjonim, e falënderonim dhe përpiqeshim t’i kuptonim këshillat e tij gjatë dollisë. Më pas e kthenim gotën me fund. Ndër shumë fjalë që shoqëronin dollinë e tij, disa ishin të zakonshme: “Djema, kur unë të mos jem më, ngrini dolli për mua dhe jetën time. Jam njeriu më me fat dhe më i pasur në botë për shkak të familjes sime”. Ai e vlerësonte familjen tej mase dhe na mësoi edhe ne të bënim po të njëjtën gjë.

Të vlerësonim artin.

Gjyshi im ishte muzikant dhe ka luajtur si pianist shumë vite më parë në koncerte. Por për shkak të një aksidenti që pësoi, ai humbi gishtin e madh të dorës së djathtë dhe nuk mund të luante më në piano si më parë. Por ai përherë më ftonte të dëgjonim muzikë klasike bashkë dhe më kërkonte të dalloja mes shumë tingujsh, atë të pianos, apo të violinës të ndarë nga tingujt e veglave të tjera muzikore. Në fillim e kisha të vështirë, derisa një ditë arrita t’i dalloj tingujt të ndarë dhe atë ditë kam qenë tepër i lumtur. Ai më mësoi të vlerësoja artin e vërtetë dhe më besoni, çdo formë e artit është mbresëlënëse…

Të falënderoja Zotin.

Kur isha 19 vjeç, u pranova në një program studimi në Belgjikë dhe një ditë para se të nisesha për atje, shkova tek shtëpia e gjyshit për ta takuar. E pyeta: “Gjyshi, çfarë këshillë ke për të më dhënë përpara se të iki?”. Ai u mendua pak dhe pastaj më tha: “Falëndero Zotin për çdo të mirë që të ofron”. Edhe tani që kanë kaluar shumë vite që atëherë, për çdo gjë të mirë që më shfaqet në jetë, unë ndaloj hapat dhe gjej disa momente për të falënderuar Zotin.

Zhurma nuk tregon dije.

Shpesh thuhet se për të treguar sa di, duhet të flasësh dhe ta shprehësh atë gjë. Nuk është kështu. Veprat flasin më mirë se fjalët dhe përgjithësisht, ata që flasin shumë, janë ata që nuk dinë shumë. Do të dukesh më interesant? Mbylle gojën. Merr frymë. Shih përreth dhe dëgjo. Tregoje sa di me vepra dhe ke për ta parë se kush ka më tepër vlerë, fjalët që i merr era, apo veprat që qëndrojnë përherë…

Burimi / Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top