Në një kohë kur shëndeti konsiderohet më i prekuri prej postpandemisë apo një sërë problematikash të tjera, ajo që duhet të bëjmë është të jemi gjithnjë alert dhe të vëmendshëm ndaj çdo dyshimi të vogël. Pasiguritë na ndihmojnë të parandalojmë një sërë çrregullimesh por edhe deri sëmundje me natyrë risku për jetën.
Nutricionistja Diola Dosti, ka një mesazh të rëndësishëm pikërisht mbi një situatë që ajo e konsideron shqetësuese, kur njerëz të ndryshëm, të bezdisur nga të ashtuquajturat mishra të vegjël në lëkurë, nxitojnë t’i heqin ato në mënyra lokale, pa ditur në thelb shkakun e tyre.
Sipas Diolës: “Mos i injoroni këto “zgjatime” kafe në qafën tuaj ose në nënsqetull. Këto quhen papillomas. Mos vraponi t’i hiqni sepse ato janë një alarm i trupit tuaj për të kërkuar ‘ndihmë’.
Nëse i hiqni pa i adresuar ato, pa gjetur shkakun, atëherë pas disa kohësh, ato do zhvillohen përsëri, por këtë herë në zorrë dhe fshikëz.
Papillomat janë një indikator i rezistencës në insulinë. Prandaj, bëni testet. Analizoni sheqerin në gjak dhe hemoglobinë A1C.
Ndërkohë duhet t’i kushtoni një rëndësi të veçantë regjimit ushqimor. Hiqni sheqerin, shmangni mesvaktet dhe konsumoni më shumë fibra.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.