A reagoni keq kur gjërat nuk shkojnë si doni? A bëheni agresivë kur ju bëjnë padrejtësi?
Jo të gjithë njerëzit reagojnë në të njëjtën mënyrë në situatat e konfliktit. Pavarësisht që ka një rrënjë biologjike, faktorë të tjerë si tipare të personalitetit dhe mjedisit socio-kulturor, modelojnë aspektet e ndryshme të procesit emocional të zemërimit.
Këtu janë disa këshilla dhe teknika si të kontrolloni zemërimin.
Jini të vetëdijshëm | Bëni një listë të sjelljeve të zemërimit dhe situatave që e shkaktojnë për të zbuluar reagimin në fillim, para se të shfaqet. Në këtë mënyrë ju jeni “vigjilent” për reagimet tuaja.
Zbuloni reagimin | Merrni frymë rëndë, mblidhni dorën grusht, djersë… Kjo pikë ju lejon vetë-vëzhgimin dhe njohjen.
Mendoni zgjidhje të mundshme, gjithmonë pozitive
Bëni pushim. | Identifikoni arsyen dhe në qoftë se ju mund të qëndroni larg nga situata për të menduar në mënyrë të qartë. Nëse ju nuk mund të bëni pushim, merrni kohë disa sekonda për të marrë frymë thellë.
Mos u ktheni në të kaluarën
Jini realist | Jo të gjithë mund të sillen si të doni ju. Kini kujdes me interpretimin që u bëni mendimeve të të tjerëve!
I dërgoni vetes mesazhe pozitive | “Qëndro i qetë!” “Unë jam i zemëruar, por unë mund ta kontrolloj atë”.
Përdorimi i humorit për lehtësimin e tensionit | Mendoni për një shaka apo imagjinoni veten në një situatë qesharake.
Bëni veprime alternative | Numërimi në 10, recitimi i alfabetit mbrapsht. Në vend që të thoni gjëra, bëni një dush, godit një jastëk, bëni ushtrime fizike për gjysmë ore…
Shpreh veten | Bisedoni me një mik ose familjar, kjo do të ndihmojë të zvogëloni zhgënjimin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.