Vera është e bukur, por kujdes! Dielli, era dhe pluhuri mund të acarojnë sytë e fëmijëve. “Është vënë re se ekspozimi ndaj diellit për një kohë të gjatë, dëmton sytë”, shpjegon Elena Piozzi, shefe e repartit okulistik pediatrik në Milano. “Studime të ndryshme tregojnë se rrezet diellore shkaktojnë patologji si: katarakti apo dëmtimi i retinës.
Në ditët me diell do të ishte mëse e nevojshme mbajtja e syzeve me filtër mbrojtës që në muajt e parë të jetës, mbi të gjitha kur nuk ka mbrojtje të jashtme, siç mund të jetë një kapelë apo streha e karrocës. Nëse fëmija nuk i mban dot syzet dhe vazhdon t’i heqë, mund të zëvendësohet me një kapelë me strehë” shpjegon mjekja.
E mira do të ishte që fëmijët të edukoheshin me mbajtjen e syzeve të diellit, për t’u mbrojtur jo vetëm nga rrezet, por edhe nga pluhurat e ambientit.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.122
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.