Mirëqenie

March 3, 2018 | 14:13

Depresioni në verë

Vera, e pabesueshme ta thuash, i bën më keq ata që vuajnë nga depresioni dhe paniku. Kjo tregohet në momentet e rënies në qetësi të tyre, sidomos kur nisin pushimet verore, paradoksalisht, në një ankth intensiv dhe të vështirë për ta menaxhuar.

Nga Orjona Tresa, Gazetare

Nga Orjona Tresa, Gazetare

Drita mund të ndryshojë ekuilibrin mendor mbi çdo imagjinatë. Çdo gjë që është e gabuar, shfaqet me gjithë qartësinë e çarmatimit të një kërcënimi. E pazgjidhura, afrohet! Si të gjejmë mënyrën për të dale jashtë saj? Fillo duke guxuar. Kuraja për të kërkuar NDIHMË, është hapi i parë për t’u shëruar nga neuroza, e cila jeton në heshtje në mendjet e shumë njerëzve. Nën çadër, mes diellit dhe hijes. Disa të rinj luajnë me rërën, të rriturit përpiqen të marrin ngjyrë, dikush të mos mendojë asgjë. Sheh gjithaq sy melankolikë mbi shezlong, dikë të shqetësuar, dikë të tymosë gjithë nerv, dikush tjetër shfleton një gazetë zhurmshëm. Shikime në kotësi, nën presion! Summer Sad (Çrregullimi afektiv stinor) është në kurth.

Temperaturat e larta dhe dielli përvëlues, reflektojnë edhe në mendimet dhe idetë tona. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në vitin 2020 depresioni do të jetë shkaku i dytë kryesor i vdekshmërisë pas sëmundjeve kardiovaskulare në të gjithë botën. Me ardhjen e verës vështirësohet edhe më shumë çështja. Të gjithë e dimë se një ekspozim i madh ndaj rrezeve të forta ultravjollcë të diellit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tonë.

Priremi të mendojmë për djegien dhe kancerin e lëkurës, dhe jo për sëmundjet mendore. Por, nëse e lidhim diellin me shëndetin mendor, mungesa e tij ndikon negativisht, sikurse janë çrregullimet emocionale sezonale. Vera, e pabesueshme ta thuash, i bën më keq ata që vuajnë nga depresioni dhe paniku. Kjo tregohet në momentet e rënies në qetësi të tyre, sidomos kur nisin pushimet verore, paradoksalisht, në një ankth intensiv dhe të vështirë për ta menaxhuar.

Përgjatë pushimeve, për shembull, jemi “të detyruar” të qëndrojmë të shëndetshëm, por ka një ankth që zvarritet në heshtje, një depresion që nuk di të shijojë argëtim dhe kjo u shkakton personave që e përjetojnë, një nervozizëm të thellë. “Në fushën e çrregullimeve mendore, – thotë profesor Claudio Mencacci, drejtor i Departamentit të Neuroscience Fatebenefratelli Spitalit në Milano, – gjatë stinës së verës vëmë re rritje të disa sëmundjeve. Shqetësimi më i madh janë sulmet e panikut, ato kompulsive dhe obsesive”.

Kuptimi i depresionit veror

 Çrregullimi emocional sezonal, SAD prek rreth 4% deri në 6% të popullsisë amerikane. Zakonisht ai shfaqet kur ditët bëhen më të shkurtra dhe më të ftohta, por rreth 10% e njerëzve e vuajnë ndryshe, pra kur fillon vera. Pse ndryshimet sezonale shkaktojnë depresion? Ekspertët nuk janë të sigurt, por në ditët më të gjata, rritja e temperaturave dhe e lagështisë mund të luajë rol negativ. Shenjat specifike të depresionit të verës përfshijnë: humbje të oreksit, probleme me gjumin, humbje peshe dhe ankth.

1 Dalja nga rutina mund të jetë një përkeqësues i shenjave të një personi që ka vuajtur më parë nga depresioni. Kjo pasi ndryshe nga përditshmëria, aktiviteti i ngjeshur gjatë pushimeve ka ngarkesat e veta deri në stërmundim.

2 Pushimet mund të prishin punën tuaj, gjumin dhe zakonet e të ngrënit. Të gjitha këto mund të kontribuojnë në depresionin e verës.

3 Ndërsa temperaturat rriten dhe shtresa e veshjeve pakësohet, shumë njerëz ndjehen të vetëdijshëm për trupat e tyre. Meqë kaq shumë takime verore sillen rreth plazheve dhe pishinave, disa njerëz fillojnë të shmangin situatat sociale për t’i shpëtuar sikletit.

4 Vera mund të jetë e kushtueshme, dhe në qoftë se jeni një prind që punon, mund t’ju kushtojë edhe më shumë argëtimi i fëmijëve në kampet verore apo me kujdestarë gjatë kohës që jeni në punë. Shpenzimet mund të shtojnë depresionin në verë.

5 Për njerëzit që nuk i durojnë dot temperaturat e larta, nxehtësia e verës mund të bëhet vërtet shtypëse. Ata mund të shpenzojnë çdo fundjavë, duke u fshehur në dhomë nën ajrin e kondicionuar, duke parë TV derisa sytë t’i dhembin, e kështu me radhë mundësi sesi t’i shmangen diellit. Secila nga këto situata mund të kontribuojë në depresionin e verës.

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr.121

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top