Në fokus

January 21, 2020 | 8:12

Mësoni të jeni të fortë, për të qenë të lumtur!

Periudhat e vështira janë të dobishme, sepse na ndihmojnë të bëhemi më të fortë. Të qenit i fortë nuk nënkupton të kapërcesh muret apo telat me gjemba, por të kujtoni se edhe nga këto fazat të jetës mund të mësoni për të qenë të lumtur.

Herët a vonë, vjen një çast kur në jetë duhet të mësojmë të jemi të fortë. Jeta është e aftë të na mësojë mënyra të ndryshme për të ndërtuar forcën tonë të brendshme. Sapo të mbarojë procesi i të mësuarit, do të jemi në gjendje të inkurajojmë veten, t’i japim asaj forcë dhe të përballemi edhe me fatkeqësitë. Ndonjëherë, harrojmë një aspekt themelor: koha nuk është vetëm një mundësi për të arritur qëllimet tona, por edhe të mësojmë të jemi të lumtur.

2Kërkoni lumturinë këtu, askund tjetër. Dhe bëje sot, jo nesër“. Këto fjalë të poetit Walt Whitman nuk mund të ishin më të sakta. Megjithatë, për ata që sapo janë përballur me një periudhë veçanërisht të ndërlikuar, zbatimi i këtyre këshillave nuk është gjithmonë i lehtë.

Në radhë të parë nuk është, se kur përjetojmë momente të vështira, na kushton më shumë përpjekje për të parë të tashmen. Për më tepër, ecim në botë në një pozicion mbrojtës, duke bërë kujdes që asgjë që ndodh të mos na godasë përsëri. Shohim të kaluarën tonë, duke kujtuar atë që ndodhi dhe duke u përpjekur të mësojmë prej saj në mënyrë që të jemi të përgatitur për atë që mund të ndodhë në të ardhmen.

Nëse jeni përballur me një moment negativ, kompleks ose traumatik, mos e detyroni veten të jeni të fortë, përkundrazi përpiquni të jeni fleksibël. Tundimi për ta vendosur veten në mbrojtje mund të jetë shumë i fortë, së bashku me mbrojtjen tënde, në mënyrë që askush të mos mund të të dëmtojë siç ka ndodhur në të kaluarën.

“Ai që fiton një tjetër, është i fuqishëm; ai që kapërcen veten, është superior”. -Lao Tse-

3

Mëso të jesh i fortë, pastaj të jesh i lumtur

Jeta e përditshme na ofron mundësi të shumta për të mësuar; ashtu siç bëjnë marrëdhëniet tona, çfarë lexojmë dhe çfarëdo që zbulojmë çdo sekondë të jetës sonë. Megjithatë, ekziston një aspekt që ia vlen të studiohet: njerëzit që kanë kaluar një periudhë të vështirë, jo gjithmonë arrijnë t’i japin vetes mundësi të reja për të qenë të lumtur. Pak a shumë, sikur “preferojnë të largohen nga shtëpia çdo ditë me një çadër, edhe kur nuk ka shanse të bjerë shi”.Kështu thoshte Antisthenes, filozof grek dhe themelues i shkollës cinike, se një nga qëllimet tona duhet të jetë që ta bëjmë shpirtin një kështjellë të padepërtueshme. Por për çfarë shërben transformimi i vetes në një mur të padepërtueshëm? Drita nuk do të kalojë kurrë nëpër të, faqet e brendshme do të qëndrojnë gjithmonë në errësirë dhe, më e keqja, hyrja e saj do të jetë e paarritshme për të gjithë.

Kush këmbëngul në të krijuarit e një personaliteti të fortë me çdo kusht, shpesh përfundon të jetojë në mbrojtës nga frika se mos lëndohen sërish. Por kjo nuk është strategjia më e mirë. Lumturia, në fakt, nuk pajtohet me frikën ose me mekanizmat mbrojtës.

Mësoni të jeni të fortë dhe të lumtur duke zbuluar përparësitë tuaja

Qëkur Martin Seligman hodhi themelet e Psikologjisë Pozitive në vitet 1990, qasjet në këtë fushë kanë ndryshuar. Ka pasur shumë botime se si të jesh i lumtur, nën shtytjen e të vetëquajturve guru dhe shkrimtarëve që premtojnë të sigurojnë sekretin e lumturisë dhe përmbushjes personale.

Por ata që kanë kaluar një periudhë të ndërlikuar dhe traumatike, jo gjithmonë arrijnë të marrin ndihmën për të cilën kanë shpresuar nga këto libra. Ekspertët mbi këtë temë, si psikologët Jerome Wakefield të Universitetit të New York dhe Allan Horwitz nga Universiteti Rutgers, kanë shkruar një libër me titull “Humbja e trishtimit”. Një tekst që tregon disa aspekte interesante mbi këtë temë.

Një shembull është se në ditët e sotme ne i japim përparësi të madhe arritjes së lumturisë, pavarësisht nga çmimi i saj. Insistojmë aq shumë në këtë drejtim saqë, sipas ekspertëve, e lëmë mënjanë repertorin tonë të emocioneve siç janë ankthi, frika dhe trishtimi. Emocionet që ata që duhej të përballeshin me një moment delikat, janë grumbulluar shumë. Si mund të mësojmë të jemi të fortë dhe për këtë arsye të lumtur? Çfarë mund të bëjnë këta njerëz për të arritur mirëqenien e tyre personale?

Me vetëdije ose jo, këta njerëz kanë një avantazh të rëndësishëm. Ata që nuk janë përballur me momente të ndërlikuara, në fakt, shpesh tentojnë të idealizojnë konceptin e lumturisë me idenë e një familjeje të përsosur, të punës së ëndrrave ose udhëtimin e një jete. Ata që kanë mësuar të jenë të fortë, arrijnë t’i japin rëndësi gjërave më të thjeshta, por themelore, siç janë qetësia, ekuilibri, dashuria e personave të afërt dhe mirëqenia personale.

Janë këto dimensione që në fund të fundit formojnë bazën për lumturinë autentike.

1

Sekreti i mirëqenies është kombinimi i disa faktorëve

Jeta ju ka bërë të fortë, por tani duhet të mësoni të jeni të lumtur. Ju është dashur të përballeni me mundime dhe momente vështirësish të thella që ju lejojnë tani të shikoni dhe të jeni në gjendje ta njihni veten si një person të vendosur.

Megjithatë, kësaj vetëdijeje të brendshme duhet t’i shtoni aftësi të tjera të tilla si të qenit fleksibël, pritës, të dini se si të pranoni ndryshimin dhe të dini se si të shikoni për t’i vlerësuar ata që ecin pranë jush.

Në mes të kësaj rruge ka një çelës që do t’ju lejojë të punoni për lumturinë tuaj. Ndoshta çelësi më i rëndësishëm për të gjithë, për të cilin Viktor E. Frankl na foli në librin e tij të famshëm “Njeriu në kërkim të kuptimit”. I referohemi aftësisë për të ditur si t’i japim qëllim jetës së dikujt.

Jepini asaj një kuptim, një forcë të brendshme që motivon dhe që mund të ndezë entuziazmin dhe ëndrrat tona. Një motor i brendshëm që na shtyn çdo mëngjes të përpiqemi të japim më të mirën, për të arritur qëllimet tona dhe për të lënë mënjanë ato që nuk janë domethënëse.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi https://lamenteemeravigliosa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top