Këshilla & Arsye

August 2, 2018 | 13:26

Mësoni të thoni: Faleminderit!

Është kënaqësi të bashkohemi me një fjalë të thjeshtë, pa dyshim që është një shenjë e vogël e qenies njerëzore, ashtu si çdo gjë që përjetojmë. Po, kjo është e drejtë, edhe në momentet më të errëta ne duhet të dimë si të themi “faleminderit”.

Dhe jo, nuk është një detyrim i imponuar nga jashtë, por një detyrë që kemi ndaj vetes: mirëqenia jonë emocionale kalon përmes filtrit të mirënjohjes së vazhdueshme për atë që kishim në jetë dhe për atë që ishim, për çfarë ne kemi tani dhe atë që kemi bërë.

Cervantes tha se sjelljet e mira të bëjnë njeri. Por ndoshta ka më shumë: kur jeta jonë të mbarojë, një nga ndjesitë që do të donim të kishim do të ishte të thoshim “faleminderit”.

Faleminderit të ndihmon të ecësh përpara

Fakti është se mirënjohja, nëse kuptohet si aftësi për të njohur një përfitim, është një gjendje e brendshme që shtrihet jashtë.

Asnjë detyrë nuk është më urgjente se sa të thoni një “faleminderit” Anonim

Që nga momenti kur kemi ardhur në botë derisa të largohemi, ne jemi rezultat i një rrjedhe të përhershme të përvojave që na ngjallin emocione të një natyre shumë të ndryshme. Dhe kjo është arsyeja pse detyra më e madhe që kemi është të themi “faleminderit”.

Ajo që na ka bërë të lumtur na ngushëllon dhe i bën ambiciet dhe ëndrrat tona më të forta. Ajo që na bëri të trishtuar dhe na shkaktoi dhimbje, na dha një mësim.

Marrëdhëniet tona me të tjerët janë të bazuara, ndër të tjera, te ndjenjat: kur një person bën diçka për ne, duke përfshirë edhe përkrahjen dhe mbështetjen në momentet e errëta, atëherë ne ndihemi më të afërt.

Falënderimi rrit mirëqenien tonë emocionale

Të thuash faleminderit është ekuivalente me të pasurin një qëndrim pozitiv. Disa studime, në fakt, kanë treguar se mirënjohja përmirëson shëndetin tonë dhe gjithashtu ndihmon në stabilizimin e mirëqenies tonë emocionale. Ajo që ka për detyrë të mbajë emocionet tona në ekuilibër është serotonina, një substancë kimike e sekretuar nga trupi ynë.

Për shembull, për të shmangur rënien në tunelin e depresionit, serotonina mbetet e qëndrueshme. Mirënjohja është një burim për të lehtësuar detyrën. Nuk kërkon përpjekje apo sakrificë të veçantë, por siguron ushqyes të nevojshëm për t’u ndjerë më mirë gjatë gjithë kohës.

Marrëdhëniet tuaja emocionale dhe personale me njerëzit përreth do të bëhen më të forta në sajë të energjisë së lëshuar nga njohja reciproke, një ndihmë e madhe për ata që janë me ju dhe për veten tuaj në fazat e ndryshme të jetës.

Momentet e këqija dhe negative janë një mundësi për ndryshim, gabimet japin mundësi për të mësuar, marrëdhëniet toksike tregojnë nevojën për marrëdhënie të reja dhe të shëndetshme. Por ditët, ditët ofrojnë mundësi. Njëra pas tjetrës, pa hezitim.

 

Burimi / lamenteemeravigliosa.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top