FB

September 9, 2023 | 8:30

Mësova të mos lëndohem më nga ligësia dhe as të bëhem pis nga llumi

Në netët e mia më të vetmuara, në ditët e mia më të vështira, kam kërkuar për veten time të humbur e të strukur aq thellë. Kjo botë të kërkon të ndryshosh, e nuk ndalon deri sa të mposhtesh. E nëse nuk përshtatesh, e quajnë problem.

arta-llana-psikologe-klinikeMe çfarë të përshtatesh më parë: me njerëzit toksikë? Me njerëzit që kanë humbur vlerat dhe shpirtin e tyre, e zemrën e kanë akull? Apo më hipokritët dhe ata që e shesin veten në çdo rrethanë për gjërat më të vogla?

Vetja ime më nxori nga çdo rrethanë. Ata që më lënduan më thanë ‘je e ndjeshme’. Kështu që mësova të mos lëndohem më nga ligësia dhe as të bëhem pis nga llumi.

Ligësia bëhet agresive kur shikon që nuk ta merr dot bukurinë e shpirtit.

Ligësia bëhet agresive, kur ti tashmë ia ke parë fytyrën e vërtetë, dhe e shikon si një klloun.

Gjithçka që dua, është të qëndroj kjo që jam, vetja ime. 

Vetja ime e vërtetë, që gjen mjeshtërisht bukuri kudo, bukuri që ato me shpirt të vrerosur nuk do e gjejnë dot kurrë dhe që vetëmjaftohen ose ngushëllohen me mjerimin e tyre shpirtëror.

gDhurata më e madhe që mund t’i bëjmë vetes është të mbajmë shpirtin tonë lart, pa u vendosur në vështirësi nga presionet e modeleve që shoqëria afron, dhe që janë shpesh kontradiktore e jo të qëndrueshme.

Të mbash shpirtin tënd lart në çdo rrethanë, kjo është jo vetëm dhuratë, por edhe liri. Liri që i japim vetes për të zgjedhur pa u ndikuar nga askush, por dhe pa pasur frikën e mospranimit nga të tjerët. Kjo është pavarësia emocionale, është fuqia për të drejtuar  gjithë energjinë tënde atje ku dëshiron ti vetë dhe që nuk pranon të rrëzohesh.

Të duash ende një ëndërr, është si të mbash ndezur brenda shpirtit tënd një yll që të ndriçon në ditët e tua më të errëta.

Fuqia që çmon bukurinë e shpirtit dhe që gjen gëzim edhe në gjëra të vogla.

Shpirti është vështirë të robërohet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top