Nxënësi i Moskës kishte vizatuar yjet me ngjyra të ndritshme, por për mësuesin detyra nuk ishte e mirë dhe duhej të përsëritej. Por babai i fëmijës kërkoi mendimin e ekspertëve
Një raketë gjigande e rrethuar nga yje shumëngjyrëshe në një hapësirë të bardhë. Pra, një fëmijë rus, i cili ndjek klasën e dytë në Moskë, kishte imagjinuar dhe dizajnuar kozmosin. Kur i dha mësueses detyrën, ajo e “hodhi poshtë” vizatimin. Sipas saj: “Hapësira nuk mund të ishte kështu”, nxënësi duhet ta përsëriste detyrën. Por babai i fëmijës shkoi tek Roscosmos, agjencia ruse e hapësirës, e cila i dha të drejtë fëmijës.
“Mësuesja kishte gabuar, jo vetëm si mësuese, sepse i mohoi fëmijës të drejtën për të pasur një vizion të realitetit, por dëshmoi se nuk kishte njohuri për fizikën“, shkroi Roscosmos në përgjigje të pyetjes së babait të fëmijës nëse kozmosi i imagjinuar nga djali i tij ishte krejtësisht i gabuar.
Agjencia hapësinore më pas shpjegoi pse dizajni i nxënësit mund të jetë i vërtetë ndaj realitetit: “Yjet nxjerrin një spektër të gjerë drite, kështu që ne perceptojmë vetëm përzierjen e ngjyrave të tyre, sepse syri i njeriut është bërë në këtë mënyrë. Të gjelbra, të kuqe dhe blu së bashku perceptohen si të bardha, por në realitet yjet mund të jenë, të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuq“.
Sipas faqes së internetit Mash.ru, pas këtij shpjegimi, fëmija e ktheu detyrën tek mësuesja e cila këtë herë e ka vlerësuar atë në një mënyrë pozitive duke u shprehur se ajo e kishte “mësuar mësimin”.
Burimi / tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.