Këshilla & Arsye

February 20, 2019 | 8:25

Metodat më të mira për kujdesin e lëkurës gjatë dimrit

Temperaturat e ulëta dhe ajri thatë në hapësirat në të cilat qëndroni ndikon në lëkurën tuaj. Ju paraqesim disa mënyra, të cilat do t’ju ndihmojnë që gjatë ditëve të ftohta lëkura juaj të jetë e hidratuar dhe e shëndoshë.

Sapuni i butë

Me rënien e temperaturave, lëkura juaj bëhet gjithnjë e më e thatë. Niveli lagështisë në lëkurë bie, ndërsa fytyra bëhet e thatë si dhe shkon deri tek skuqja. Gjatë stinës së dimrit kjo është pothuajse e pashmangshme, por, për t’i pakësuar efektet negative, sapunin e vjetër zëvendësojeni me një tjetër që për bazë ka preparatet prej vajit që nuk zvogëlon hidratimin.

Tonik për fytyrë pa alkool

Përdorimi i tonikut për fytyrë pas pastrimit me sapun është një lëvizje e mençur. Duhet shmangur përdorimi i preparateve që përmbajnë alkool. Një sasi të vogël toniku vendoseni në sfungjer dhe ngadalë bëjini masazh fytyrës.

Hidratimi i lëkurës

Locionet dhe kremrat që keni përdorur gjatë stinës së verës duhet t’i zëvendësoni me më të yndyrshme. Kushtet e dimrit ndikojnë në skuqjen e lëkurës, qërimin dhe djegien e saj, sidomos tek ata persona që kanë lëkurë të ndjeshme apo lëkurë më të ekspozuar ndaj ekzemave. Preparatet më të mira janë ato që lëkurën e bëjnë më të butë dhe që lagështinë e mbajnë aty, pra në lëkurë.

Pilingu i fytyrës

Me moslargimin e qelizave të vdekura nga fytyra, në masë të madhe thani fytyrën. Për të shmangur dehidrimin, bëni piling një herë në javë.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top