Mirëqenie

March 13, 2019 | 8:20

Metodat praktike dhe mjaft efektive për parandalimin e alergjive të stinës

Me ardhjen e stinës së pranverës dhe qarkullimit në ajër të polenit të luleve, jo pak njerëz fillojnë të kenë kruajtje e lotim sysh, teshtima të shpeshta e bllokim hundësh; të gjitha këto simptomat kryesore të alergjisë. Më poshtë po listojmë tetë këshilla të thjeshta që do të lehtësojnë sadopak vuajtjet që sjell alergjia e kësaj stine.

  1. Ndryshoni ajrin e shtëpisë

Mjekët këshillojnë që të pastroni çdo mëngjes ajrin e shtëpisë suaj, duke shmangur kështu alergjenët që mund të ndodhen aty. Sigurisht që polenet janë faktori numër 1 në shfaqjen e alergjisë. Në jo pak rasti është ajri i kondicionuar i përshtatshëm për të pastruar ajrin e dhomës ku ju qëndroni. Mbyllni dritaret për të shmangur ajrin e jashtëm e të ndotur që mund të ndikojë keq në shëndetin tuaj. Vetëm nëse keni perde të përshtatshme për të filtruar pluhurat e jashtme, mbani dritaret hapur.

  1. Pastroni shpesh hundët

Është e nevojshme për të larguar mukusin e tepërt të hundëve, sepse në të mund të jenë grumbulluar alergjenë të ndryshëm, që organizmi juaj i nxjerr jashtë. Për të pastruar hundët mund të përdorni ujë të kripur të cilin duhet ta spruconi lehtë në hundë. Kjo të ndihmojë që papastërtitë të shmangen. Nëse ju bezdis uji i kripur përdorni ujë të pastër.

  1. Ushqime të pasura me Omega-3

Sigurisht që edhe ushqimi që konsumoni ka ndikim të ndjeshëm në shëndetin tuaj. Kështu për të shmangur alergjinë konsumoni ushqime të pasura më omega-3. Këto acide gjenden tek peshqit të ngjashëm me salmonin, arrat, lajthitë, farat e lirit e ushqime të tjera. Omega-3 edhe pse nuk është specifike lufton alergjitë nazale.

  1. Konsumoni rrepat

Për të trajtuar hundët e bllokuara nga alergjia, konsumoni pak më shpesh se zakonisht rrepat. Po ashtu pjesë e dietës suaj duhet të bëni edhe specat djegës dhe mustardën. Përbërësit e gjendur tek këto ushqime veprojnë ndërmjet tyre natyrshëm, dhe ndihmojnë edhe pse përkohësisht për hundët e bllokuara.

  1. Shmangni ushqimet që ju shkaktojnë alergji

Duhet të jeni veçanërisht të kujdesshëm për të shmangur në mënyrë absolute ato ushqime që ju shkaktojnë alergji. Kur trupi juaj “lufton” sporet e gjendura në ajrin rreth tij, sistemi imun është aktiv dhe ndjen uri, por duhet treguar kujdes sepse organizmi është më i prirur të shfaqë alergji ndaj ushqimeve.

  1. Kryeni aktivitet fizik

Sporti dhe aktiviteti fizik janë gjithmonë të shëndetshëm për organizmin. Ju bën mirë të shëtisni edhe pse mendoni se nëse dilni në ambiente të hapura do të ekspozoheni më tepër ndaj alergjenëve. Pikërisht kjo t’iu ndihmojë që t’i luftoni ato. Të shëtisni në bregdet apo edhe buzë liqenit, apo pranë një lumi do ju bëjë të ndiheni më mirë.

  1. Përdorni bimët mjekësore

Studimet e raportuara nga British Medical Journal dhe gazeta të tjera kanë treguar se disa bimë barishtore mund të veprojnë si antihistamina. Një lloj bime e quajtur Petadolex mund të shmangë reaksionet alergjike në organizmin tuaj.

  1. Mos harroni medikamentet mjekësore

Nëse rastet alergjike janë shumë të shpeshta dhe ju ndjeheni të kërcënuar nga këto shqetësime, duhet t’i drejtoheni mjekut specialist dhe të merrni mjekimet e duhura. Edhe pse për momentin trajtimet nazale janë më efikase dhe më të përdorura, më përpara duhet të konsultoheni me mjekun për të parë se çfarë është më e mira për ju.

Simptomat e alergjisë:

  • Teshtima të shpeshta
  • Sy të skuqur
  • Hundë të rrjedhshme
  • Hundë të bllokuara
  • Njolla në lëkurë
  • Vështirësi në frymëmarrje
  • Në disa raste shoqërohet me kollë të lehtë
  • Mund të sjellë ftohje të menjëhershme
  • Diarre
  • Probleme me tensionin e gjakut

Alergjenët më të zakonshëm janë:

  • Alkooli
  • Thumbim i bletës apo i ndonjë insekti tjetër
  • Pushi
  • Ushqimi
  • Poleni i luleve
  • Bari, pemët, shkurret
  • Pluhuri i shtëpisë
  • Ilaçet
  • Myshku
  • Nikeli

 

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top