Këshilla & Arsye

January 21, 2020 | 8:12

Metodat praktike që ju ndihmojnë të lehtësoni dhimbjet e fytit në kushte shtëpie

Dhimbja e fytit përveçse e dhimbshme mund të jetë dhe shumë bezdisëse. Është e vështirë të gëlltitesh, nëse kolliteni ndjeni më shumë dhimbje, dhe e vetmja gjë për të cilën mund të mendoni është që ta bëni atë ndjenjën sikur ju ka mbetur diçka në fyt, të largohet.

Disa mënyra se si ta qetësoni dhimbjen e fytit janë:

  • Bëni gargarë me ujë të kripur

Uji i kripur mund të reduktojë ënjtjen dhe të qetësojë irritimin dhe inflamacionin. Gjithashtu mund të ndihmojë për të tërhequr infeksionet apo irritantët në sipërfaqe të fytit, ku trupi është më i aftë që të veprojë kundër tyre. Tresni 1/4 – 1/2 lugë çaji kripë në 230 ml ujë të ngrohtë dhe bëni gargarë çdo 1 – 2 orë.

  • Pini lëngje të ftohta

Ndoshta do ta keni të vështirë në fillim. Por, ashtu si kur vendosni akull kur keni ndrydhur kyçin e këmbës, që të qetësohet dhimbja dhe të parandalohet enjtja, dhe pirja e lëngjeve të ftohta mund të mpijë fytin duke ulur dhimbjen, dhe mund të qetësojë inflamacionin që po të shkakton dhimbje.

  • Pini çajra bimorë

Turmeriku është një erëz që duhet ta shtoni në dietën tuaj. Ka veti inflamatore dhe nëse shtoni pak në çajin tuaj, mund të qetësojë dhimbjen e fytit.

Mund të provoni dhe çajëra të tjerë bimorë, pasi shumë prej tyre kanë  një efekt pozitiv në sistemin imunitar dhe ndihmojnë trupin që të luftojë infeksionin.

  • Hani mjaltë

Mjalti ka veti anti – bakteriale dhe nëse nëse e mbani pak në fyt redukton irritimin. Shtoni një lugë çaji mjaltë në ujë të ngrohtë apo çaj ose mund ta hani ashtu siç është.

  • Ndërroni furçën e dhëmbëve

Besojeni ose jo, furça e dhëmbëve mund të jetë duke përkeqësuar apo dhe shkaktuar dhimbjen e fytit. Ajo mund të mbledhë baktere dhe çdo çarje e vogël e mishit të dhëmbëve i lejon ato të futen në sistem. Sapo të filloni të ndiheni keq ndërroni furçën tuaj të dhëmbëve.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top