Dëshmi

October 4, 2021 | 8:35

“Mezi po pres”- Është zyrtare, së shpejti një film dokumentar për jetën dhe karrierën e Celine Dion

Një film zyrtar mbi jetën dhe karrierën e Celine Dion do të vijë së shpejti. Lajmi është konfirmuar nga vetë ikona e muzikës dhe filmi ka tërësisht mbështetjen e saj.

celine dion1

Vokalistja, e njohur për baladat si “Because You Loved Me”, “It’s All Coming Back to Me Now” dhe “My Heart Will Go On”, shkroi në një postim në Twitter: “Është zyrtare. Po fillojmë të punojmë për prodhimin e dokumentarit tim zyrtar. Mezi po pres të punoj me regjisoren Irene Taylor Brodsky dhe Sony Music për këtë projekt, që është shumë personal dhe do t’i tregojë të gjithëve një pjesë timen që nuk e kanë pare kurrë më parë”.

celine dion

Më pas vazhdoi: “Kam qenë gjithmonë si një libër i hapur me fansat e mi. Me ndjeshmërinë dhe krijimtarinë e saj mendoj se Irene do ta tregojë historinë time në mënyrën më të sinqertë dhe të përzemërt.”

celine dione4

Celine Dion është një artiste që ka fituar pesë herë Grammy dhe ka shitur më shumë se 250 milionë albume gjatë karrierës 40-vjeçare.

celine dione5celine dione2

 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top