Tabloja e jetës reale ka një lloj viziualiteti, një perceptim i cili shërben si një objektiv, si një ndryshim në dukje, por që ka stepje në vetvete. Dëshira e mirë ka elementet e saj përbërës që na observohet si një spektër me të papriturat dhe ndryshimet e momentit. Kjo na bën tepër skeptik se, në fazat apo etapat ku duhet të kalojmë, shfaqen hapësira tejet të vështira që kërkojnë përkushtim dhe programim të detajuar.
Edhe pse jemi subjektivisht të justifikuar në idetë dhe projektet tona prapë shfaqen barriera apo diferenca të vogla që luhasin planet apo objektivin bazë. Atëherë i themi vetes që “frikës” i shpallim sfidën e radhës. Gjërat e vogla empirike ja servirim falsitetit dhe provave të pabaza.
Në kohën që jetojmë profesionisti shikohet jo në bekgraundin e mirë që mund të jetë faktori bazë mbështetës në vlera dhe kontribute, por si kategori që sundohet nga njerëz në detyra si formë e pajustifikuar e një egoje të tejkaluar. Kjo formë pune krijon atë stepje të radhës, duke penguar mendimin novator.
Duke u nisur nga ideja se çdokush jep vlera aty ku ai ka pasionin, profesionalizmin, me të drejtë mund të themi se lind vizioni për të ecur përpara. Në fillim me detajet, pastaj me ushtrim viziualiteti tek objektivi, për të arritur motivimin se çdo gjë lind nga e reja në çdo fushë. Pra, motivim +projekt sjell pozitivitet, kërkesa imediate kundrejt të paaftëve në karrierë për të zhdukur momentet e pauzës drejt një përmbushjeje dhe strategjie drejt progresit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.