FB

October 12, 2023 | 8:16

Migeljana Guri: Sheqer dhe fantazi!

Një histori suksesi e cila çdokënd nga lexuesit tanë do e bëjë të ndihet sadopak krenar për vajzën nga Tirana, e cila niset me një valixhe ëndrrash drejt së ardhmes, pa e ditur se një ditë do të ishte në faqen e parë të një reviste prestigjioze.

 

Rrëfimi i saj ishte ndryshe…

…Sapo e pashë teksa afrohej dyshova nëse do kisha aftësi për të deshifruar tiparet e personalitetit të saj. E fortë… Një personalitet të gdhendur me punë. Vetëbesimi dhe qetësia ecnin në skaje paralele nga ku plotësohej silueta e një gruaje plot energji, optimizëm dhe frymëzim për të tjerët. Migeljana Guri, shqiptarja nga diplomuar në “Menax – him dhe Marketing” e shpërngulur në Tiranë nga Skrapari, Migeljana nuk ndihej e realizuar, ëndrrat dhe ambicia e drejtojnë atë ku dhe do të kishte sukses… në një vend të huaj ku nuk dinte as gjuhën dhe aspak traditat e atij vendi, Gjermania. Pikërisht në qytetin e Saarland ka vendosur të nxjerrë në pah “fëmijën tek çdo blerës”, e them këtë sepse dyqanet e ëmbëlsirave nxjerrin në pah fëmijën në çdo blerës. U ndalëm tek vështirësitë e fillimit, emigracioni… Forca dhe nevoja për mbijetesë e detyrojnë që fillimi të ishte i vështirë, duke bërë punë të rëndomtë si lavapjatë ose ndihmëse në kuzhinë. “Disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm janë emigrantët” – thotë Migeljana.

“Njeriu që mund të na çonte në Mars, Elon Musk, nga Afrika e Jugut. Arianna Huffington, themeluese e faqes së lajmeve me të njëjtin emër, nga Greqia”- vijoi ajo. Vura re që Migi kishte marrë më të mirat tipare të Shqipërisë, mikpritjen e bujarinë, dhe i kishte shtuar disiplinën, përpikmërinë dhe miqësinë e Gjermanisë duke krijuar një stacion ëmbëlsie plot shije të sofistikuar. Në jugperëndim të Gjermanisë, në qytetin Saarland, Migeljana Guri ka biznesin e saj, një Gelateri/Pastiçeri. Në fotot që më tregoi do të thoja se m’u duk si një galeri artesh nga ngjyrat, format dhe talenti që ishte ‘shkrirë’ aty brenda.

 

Ku ka vullnet ka sh -tigje… si lindi ideja ?

“Duke parë një video për një tortë ditëlindjeje, me – qënëse djali mbushte 6 vjeç, doja diçka të veçantë për t’i treguar se gjithçka rrotullohej rreth tij. U futa në internet dhe aty më lindi ideja që çdo gjë që ke në zemër me pak mund dhe vullnet shprehet në një tortë të realizuar me duart e një nëne. Torta ime e parë. U ndjeva e realizuar sepse nuk prisja reagimin e miqve të ftuar. Ata më frymëzuan në tavolinën plot dobi të shtuar për ditëlindjen e birit tim. Ky ishte vetëm fillimi… Nënat e ftuara në atë festë, që për mua ishte gjithçka, më kërkuan që të bëja edhe për gëzimet e tyre familjare një tortë si ajo që bëra për tim bir. Ato më besuan mua dhe kjo më shtoi përgjegjësinë por edhe më frymëzoi.

Doja të ishte diçka e imja… të merrja pjesë në çdo gëzim të mundshëm si ditëlindje, festa, martesa… Kjo është natyra ime, të shoh njerëz të lumtur. Njerëz që për një çast harrojnë rutinën e përditshme dhe fokusohen rreth një eventi ku ka vend vetëm për buzëqeshje dhe lumturi. 

“Tortat e mia përcjellin ndjenjat që të gjitha familjet ëndërrojnë. Momente jete të pazëvendësueshme. Nuk është profesion kjo që bëj, thjeshtë një pasion i imi dhe një kënaqësi pafund kur shoh njerëz me sy të shndritshëm kur rrethojnë një tortë”.

 

E-mail: [email protected]

Cel: +491737176607

Instagram: sugarflowerstudiobymigeljana

Facebook: sugarflowerstudiobymigi

Facebook: Migeljana Guri | Eiscafe Trento Saarwellingen

Linkedln Migeljana Guri

 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.184, muaji Tetor 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top