Njëherë e një kohë kishte gara mes fijeve të barit të lagur dhe piknike të improvizuara nën diell. Në ato ditë nuk mund të largoheshim shumë nga shtëpia, sepse nënat na shikonin nga ballkonet për t’u siguruar që asgjë nuk do të na ndodhte.
Ne, kaq të vegjël, të shkujdesur dhe madje naivë, nuk na interesonin ato detaje sepse në fund të fundit, gjithçka që kishte rëndësi ishte të ishim së bashku. Duke u rritur, rekomandimet e nënave tona mbetën të njëjtat, edhe pse ato ishin më të qeta kur e dinin se ishim bashkë.
Garat u kthyen në shëtitje buzë detit dhe më pas në parada para djemve, të cilëve na pëlqente t’u tregonim se si ishim mësuar të vishnim ato këpucë me takë të lartë. Puthjet tona të para u zhvilluan në të njëjtën kohë: ne ishim të ngazëllyera dhe të hutuara, nuk kishim ide se çfarë të prisnim dhe po diskutonim se si të përmirësonim shfaqjet tona.
Këto momente, ndonjëherë edhe pak të sikletshme, kanë mbetur në kujtimet tona dhe sa herë që shohim njëra-tjetrën dhe i kujtojmë shpërthejmë në një të qeshur gjëmuese. Po, sepse ne, megjithë vitet dhe distancat gjeografike, kemi mbetur gjithnjë të njëjtët. Pas shkollës së mesme, natyrisht, gjërat kanë ndryshuar pak. Ne ndalëm së treguari sekretet e njëri-tjetrit dhe filluam të dilnim me njerëz të tjerë, kjo na largoi për një farë kohe, sepse nuk kishim pjekurinë për të kuptuar se lidhja jonë do të zgjaste përgjithmonë.
Megjithatë, përkundër jetës sonë në dukje të plotë midis provimeve të universitetit, miqve dhe të dashurve të rinj, ne gjithmonë e gjetëm atë moment për të dëgjuar njëra-tjetrën, për të shkëmbyer qoftë edhe vetëm një mesazh dhe të dinim nëse gjithçka po shkonte mirë. Jemi zhgënjyer mbase nga koha e vogël që kemi kaluar së bashku, jemi mësuar gjithmonë të ndajmë gjithçka, që nga patatinat e deri tek këpucët.
Pastaj ndërsa u rritëm, ne kuptuam, në kohë dhe mënyra të ndryshme, se jeta nuk përbëhej vetëm nga ato dalje në bar që bënim si fëmijë dhe puthjet e vjedhura në adoleshencë. Se ishte marrëzi të humbnim kohë duke qortuar gjëra të vogla kur e vërteta ishte se kishim nevojë për njëra-tjetrën.
Jeta nuk ishte aq bujare dhe shkatërroi papritmas atë univers përrallash në të cilin ne gjithmonë kishim besuar. Megjithatë nuk shkoi aq keq, sepse ai ishte momenti kur kuptuam se do të ishim gjithmonë ne, vetvetja, me çdo kusht. Se distancat fizike, zgjedhjet e ndryshme të jetës, angazhimet në punë dhe mosmarrëveshjet nuk kishin rëndësi. Ne të dyja e dinim se në çdo kohë dhe në çdo orë të ditës që të telefononim, nga ana tjetër do të përgjigjej gjithmonë dikush.
Ne i kemi mbajtur duart gjatë kohërave kur botët tona po shembeshin dhe kuptuam se distancat, mosmarrëveshjet dhe zgjedhjet e jetës nuk kishin rëndësi. Sepse pavarësisht nga koha, pavarësisht nga distanca, unë do të jem gjithmonë aty. Dhe ti për mua. Mikja ime, shoqe, përgjithmonë.
Burimi / https://bota.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.