Dëshmi

April 18, 2022 | 9:30

“Miqësia me kolegun e punës, pothujase shkatërroi martesën time” / Letër për Coleen

Unë e dua shumë bashkëshortin tim, por u kënaqa shumë nga vëmendja që më jepte djali në fjalë…

0_worried-woman-sitting-on-floor-next-to-bed

E dashur Coleen

U bëra marrëzisht shumë miqësore me një burrë në punë, dhe gati sa nuk shkatërrova martesën time. Ne në fakt nuk kemi bërë kurrë seks, por kemi folur gjatë gjithë kohës dhe kemi flirtuar shumë me njëri-tjetrin. E di që thellë në vetvete do të kishte shkuar më tej nëse do ta lejoja, por kurrë nuk e kam tradhtuar burrin tim. Burri im filloi të dyshonte, duhet të ishte e qartë se po fshihja diçka, dhe ai u përball me mua. Ne kemi qenë së bashku për 14 vjet dhe kemi një vajzë nëntë vjeç. Unë e dua shumë bashkëshortin tim, por thjesht u kënaqa shumë nga vëmendja që më jepte djali në fjalë. Por, ishte idiot dhe jam penduar. Kam bërë më të mirën për t’i treguar burrit tim se mund të më besojë dhe se më vjen keq për gjithë situatën e krijaur, por herë pas here duket sikur ai është pas meje gjatë gjithë kohës, fundja atij është thyer besimi nga unë. Një ditë, u pashë në pasqyrën time të pasme dhe ai po më ndiqte me biçikletë. Shkoja në dyqane vetëm për pak qumësht dhe donuts për vajzën time! Çfarë mund të bëj për këtë?

Coleen

Ai thejsht ka humbur besimin tek ju. Ai kurrë nuk e kishte imagjinuar se marrëdhënia juaj do të kërcënohej kështu, se mund të afroheni kaq shumë me një burrë tjetër, kështu që do të duhet kohë dhe siguri. Unë nuk mendoj se ju duhet ta qetësoni atë për pjesën tjetër të jetës tuaj, por duhet të vazhdoni të flisni. Njëlloj, ai duhet të pranojë se nuk mund t’ju ndjekë me biçikletë sa herë që dilni nga shtëpia për të blerë donuts. Mundohuni të jeni më të kuptueshëm, vendoseni veten në vendin e tij. Ju e keni lënduar vërtet atë dhe keni vënë një pikëpyetje të madhe mbi marrëdhënien.  Thoni se jeni ndjerë e humbur, por çfarë i mungonte lidhjes? U ndjeve të nënvlerësuar, jo të dëshiruar, ndoshta të mërzitur? Të dy duhet të shikoni se si mund t’i bëni gjërat më mirë, në mënyrë që marrëdhënia të mos jetë e prekshme. Pra, jini të sinqertë me veten dhe me burrin tuaj për atë që ju nevojitet.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi www.mirror.co.uk

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
[email protected] / Cel: 0688019400

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top