Këshilla & Arsye

November 30, 2019 | 8:11

Miqësitë negative… kur duhet t’u jepni fund

Edhe nëse ne nuk duam ta pranojmë, ndonjëherë miqësitë vijnë drejt ndarjes. Ndaj për këtë arsye është mirë të mësoni dhe kuptoni sinjalet që ju lajmërojnë…

1

Shpesh, kur një miqësi arrin drejt fundit nuk duam ta pranojmë, paksa nga frika se mos humbasim një njeri të rëndësishëm apo paksa për hir të kujtimit të një ndjenje që tashmë nuk ekziston më. Por pjesa më e vështirë është të kuptosh dhe pranosh se miqësia tashmë ka përfunduar. Sot kemi mbledhur për ju disa sinjale që tregojnë qartazi se kur është çasti i duhur për t’i dhënë fund një miqësie, e cila po shkon drejt përfundimit…

1.Ju acaron gjithçka që thotë

Dikur mjaftonte vetëm dy minuta për t’u shtruar në biseda të gjata, të qeshnit dhe të ishit të shpenguar, ndërsa tani sapo ai/ajo hap gojën, ju kaplon një ndjenjë bezdie e papërshkrueshme për atë që thotë, për mënyrën si e thotë, për gjestet që bën.

2.Nuk keni dëshirë ta telefononi

Më parë kishit dëshirë të ngrinit receptorin e telefonit dhe t’i tregonit çfarëdolloj gjëje, edhe për ngjyrën e bluzës së sapoblerë. Tani nuk e telefononi për ditë të tëra, sepse nuk keni asnjë gjë për t’i thënë.

3.Kërkoni miq të rinj

Nëse dikur miqësia me të nuk ju mjaftonte, tani nuk bëni gjë tjetër veçse kërkoni të njihni njerëz të rinj, shenjë që në marrëdhëniet e vjetra nuk gjeni më atë që kërkoni.

4.Keni interesa të ndryshëm

Ndoshta jeni rritur dhe nuk mendoni më si më parë. Fakt është se tani doni të mendoni vetëm për veten dhe jeni larguar nga miku/mikja juaj, duke marrë një udhë të ndryshme dhe kjo gjë nuk ju trondit edhe aq shumë.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top