Këshilla & Arsye

August 23, 2016 | 8:18

Miqtë: Garanci për shëndetin

Një jetë vetmitare dhe pa miq na përball me rreziqet ndaj obezitetit, duhanit dhe alkoolit, të cilat janë arsyet kryesore të sëmundjeve vdekjeprurëse. Një studim i botuar në revistën “Plos Medicine” na tregon se të mos kesh miq është shumë e rrezikshme për shëndetin. Sipas studiuesve, njerëzit, të cilët kanë lidhje të forta shoqërore, kanë 50% më pak mundësi për të vdekur para kohe, kraha – suar me ata që bëjnë jetë të vetmuar. Studiuesit e “Brigham Young University” në Utah kanë analizuar 148 studime, të cilat jepnin të dhëna mbi vdekjen e personave duke u bazuar në marrëdhëniet e tyre shoqërore. Të dhënat ishin marrë nga mbi 308 mijë njerëz, të cilët qenë mbajtur nën vëzhgim për rreth 7 vjet e gjysmë. Psikologia Holt Lunstad, e cila ka udhëhequr stu – dimin, thotë se: “Mungesa e marrëdhënieve shoqërore është e barabartë me pirjen e 15 cigareve në ditë. Është njësoj si të jesh i alkoolizuar dhe gjithashtu dy herë më e rrezikshme për personat obezë. Marrëdhëniet e shëndosha shoqërore kanë efekt më të mirë se sa ilaçet kundër tensionit të lartë, ndaj duhet të fillojmë të mendojmë më seriozisht mbi miqtë dhe marrëdhëniet shoqërore”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top