FB

July 15, 2023 | 8:02

Miratohet pilula e parë kontraceptive pa recetë në SHBA

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave i ka dhënë dritën jeshile dhënies pa recetë të pilulës kontraceptive Opill në SHBA. 

“Aprovimi i sotëm shënon herën e parë që një kontraceptiv oral ditor pa recetë do të jetë një opsion i disponueshëm për miliona njerëz në Shtetet e Bashkuara,”-tha në një deklaratë Dr. Patrizia Cavazzoni, drejtoresha e Qendrës për Vlerësimin dhe Kërkimin e Barnave të FDA-së.

“Kur përdoret sipas udhëzimeve, kontracepsioni ditor oral është i sigurt dhe pritet të jetë më efektiv se metodat kontraceptive të disponueshme aktualisht pa recetë në parandalimin e shtatzënisë së padëshiruar.” Prodhuesi i saj, Perrigo, në një deklaratë për mediat, e cilësoi vendimin e FDA-së një hap gjigant për fuqizimin e grave.

“Miratimi i sotëm është një zgjerim novator për shëndetin e grave në SHBA dhe një moment historik i rëndësishëm drejt adresimit të një nevoje kyçe të paplotësuar për aksesin e kontraceptivëve,”-tha Frederique Welgryn, nënpresidente globale e Perrigo për shëndetin e grave. Opill pritet të jetë në dispozicion pa recetë në dyqane deri në fund të marsit 2024. Në një konferencë shtypi Welgryn tha se Perrigo është i përkushtuar për të siguruar që Opill të jetë i përballueshëm dhe i arritshëm për njerëzit që kanë nevojë për të. “

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Burimi / Top Albania Radio

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top