Konsumimi i rregullt i biftekëve apo salsiçeve mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit, bëjnë të ditur studiuesit.
Studimi ka zbuluar se gratë të cilat konsumojnë shpesh mish të përpunuar kanë 9% më shumë shanse për të rritur rrezikun e kancerit në gji sesa ato që konsumojnë më pak.
Studimi mbështet të njëjtat konkluzione që ka nxjerrë dhe Organizata Botërore e Shëndetit, sipas të cilave mishi i përpunuar shkakton kancer.
Ekspertët rekomandojnë të tregoni kujdes. Në Britaninë e Madhe 7 nga 100 gra mund të preken nga kanceri i gjirit. Studiuesit rekomandojnë konsumimin e jo më shumë se 70 gr mish të kuq dhe mish të përpunuar në ditë.
Autori i studimit, Dr. Maryam Farvid, e Shkollës së Shëndetit Publik në Harvard rekomandon reduktimin e konsumimit të këtij mishi por jo eliminimin e tij.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.