Kolesteroli po kërcënon çdo ditë shëndetin e mijëra personave. Mjekja kardiologe Anila Rexha ka parashtruar shkaqet që çojnë në rritje të yndyrnave në gjak si edhe mënyrën për të shkuar drejt një normaliteti. E ftuar në “Vila24” Rexha thotë se një ndër faktorët kryesorë është stili i jetës dhe më pas po kaq e rrezikshme është edhe trashëgimia.
Rexha sqaron rolin që luan kequshqyerja me mish të kuq, mungesa e aktivitetit fizik, apo edhe mosndjekja e rekomandimeve të mjekut. Më tej ajo i është referuar një liste më “mite” të gabuara mbi kolesterolin që mund të na çojnë drejt një rruge të gabuar për kurimin e tij.
Ajo hedh poshtë faktin se fëmijët nuk kanë kolesterol, se ai është vetëm problem për meshkujt apo edhe një sërë pikash që duhen parë më me kujdes. Gjatë bisedës Rexha sqaron dhe parametrat e normat e treguesve të kolesterolit normal dhe atij shqetësues.
Burimi / BW
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.