Sipas një studimi të ri, lajmet e rreme po bënë që milionë njerëz të mendojnë gabimisht për sëmundjen e kancerit.
Rreth 40 % e të rriturve besojnë se stresi dhe aditivët e ushqimit mund të çojnë në kancer- pavarësisht se nuk ka prova bindëse për asnjërën.
1/3 mendojnë se frekuencat elektromagnetike, të tilla si Wi-Fi dhe rrezet X, dhe disa ushqime janë faktorë të shfaqjes s kancerit.
Ndërsa 19% janë të bindur se ajo shkaktohet nga furrat dhe mikrovalët dhe 15% besojnë se pirja nga shishet e plastikes mund të shkaktojnë kancer.
Gjetjet, të nxjerra nga një sondazh i 1330 njerëzve në Angli, zbuluan gjithashtu edhe shkaqet e vërteta të kancerit, të cilat shumë njerëz nuk kanë njohur.
Studiuesit në Universitetin e Kolegjit të Londrës dhe Universitetin Leeds zbuluan se 12 % e njerëzve nuk janë të vetëdijshëm se pirja e duhanit shkakton kancer.
2/5 nuk e dinë se një tjetër faktor rreziku është nga djegia e diellit, gjë që mund të trefishojë rrezikun e kancerit të lëkurës, thonë shkencëtarët.
Sipas doktor, Samuel Smith, pothuajse 4 në 10 nga të gjitha kanceret mund të shmangen duke kaluar në një dietë më të shëndetshme, duke bërë më shumë stërvitje dhe duke hequr dorë nga pirja e duhanit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.