FB

May 17, 2024 | 7:40

Mjaftojnë vetëm 8 minuta zemërim për të shtuar rrezikun e një ataku kardiak

 

Kujtimi i thjeshtë i një ngjarjeje që shkaktoi zemërimin tonë duket se zvogëlon funksionimin e enëve të gjakut, me rrezik dëmtimin e tyre.

acarim-zemerim

Ata me zemër të dobët ndonjëherë këshillohen të shmangin emocionet “e forta” dhe zemërimi konsiderohet një përvojë e rrezikshme për shëndetin kardiovaskular. Por çfarë e lidh zemërimin me rrezikun e një ataku në zemër apo goditje në tru? 

Nga të gjitha disponimet negative, zemërimi në veçanti duket se ul funksionimin e enëve të gjakut – dhe që kjo të ndodhë, ju vetëm duhet ta ndjeni atë për disa minuta. Kjo është ajo që del nga një studim i publikuar në Journal of the American Heart Association.

Një grup kardiologësh të udhëhequr nga Daichi Shimbo i Universitetit Columbia në Nju Jork u kërkuan 280 të rinjve vullnetarë të shëndetshëm të kujtonin dhe të tregonin përvojat e zemërimit, trishtimit ose ankthit për 8 minuta, ose thjesht të vazhdonin numërimin për të njëjtën periudhë kohore.

Pjesëmarrësit iu nënshtruan testeve për gjakun e tyre, presionin dhe aftësinë e enëve të tyre të gjakut për t’u zgjeruar – një karakteristikë që u mat me një procedurë standarde, në të cilën qarkullimi i gjakut në njërin krah pengohet për një moment dhe më pas lejohet përsëri. Zvogëlimi i aftësisë së enëve të gjakut për t’u zgjeruar konsiderohet një rrezik i shtuar për të pasur një atak në zemër.

Në pjesëmarrësit e pyetur për të kujtuar një përvojë të karakterizuar nga zemërimi, u mat një rënie në aftësinë e enëve të gjakut në krah për t’u zgjeruar për 40 minuta. Një episod që nuk është i rrezikshëm në vetvete, por që – i përsëritur me kalimin e kohës – mund të rrezikojë shëndetin kardiovaskular. “Episodet e përsëritura të një emocioni negativ mund të ndikojnë në fiziologjinë kardiovaskulare me kalimin e kohës, duke shtyrë shërimin (e enëve të gjakut) deri në atë pikë sa të shkaktojnë dëme të pakthyeshme, me rrezik të shtuar kardiovaskular”, lexojmë në studim në ata që raportuan episode trishtimi ose ankthi, as në grupin e kontrollit, pavarësisht nga teknikat identike të matjes që përdoren. Studime të tjera në të kaluarën e kanë lidhur zemërimin me një rrezik më të lartë të sulmit në zemër ose goditje në tru. Për shembull, duke vënë në dukje se, një orë para një ataku në zemër, ju keni dy herë më shumë gjasa të keni përjetuar një episod zemërimi sesa në të njëjtën orë një ditë më parë. Studimi i ri mund të tregojë një arsye themelore për këtë marrëdhënie.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top