FB

November 1, 2023 | 7:53

Mjafton të bëni këto gjëra çdo ditë dhe do të jeni më të zgjuar

Për të arsyetuar në mënyrë të zgjuar mendjes suaj i duhen tre gjëra: të ushtrohet në arsyetim, të ketë shumë informacion dhe të fokusohet në një problem apo ide.

Ja disa gjëra të vogla, që mund të bëni çdo ditë, që të bëheni më të zgjuar:

Pini ujë. Kur zgjoheni, trupi juaj nuk ka marrë ujë prej 6-9 orësh. Dy gota të mëdha me ujë do të zhbëjnë deficitin që keni nga gjumi. Studimi mbi fëmijët ka treguar se të pirit më tepër ujë ka rritur aftësitë e tyre mendore. Ndaj sigurohuni që truri juaj të mos jetë i dehidratuar në fillim të ditës.

Lexoni përmbledhjet. Të lexuarit libra është shumë gjë e mirë, por në mëngjes ju duhet diçka më e shkurtër. Në vend që të lexoni artikuj lajmesh që kanë pak impakt në inteligjencën tuaj, lexoni përmbledhjet e librave më të shitur.

Dëgjoni përmbajtje cilësore. Gjatë rrugës për në punë, apo në një xhiro me biçikletë ju mund të dëgjoni nga celulari juaj audio me përmbajtje stimuluese intelektuale. Këto mund të jenë fjalime, podcast-e, libra, etj.

Zëvendësoni kafen me çajin jeshil. Çaji jeshil përmban letaninë, një aminoacid që rrit valët alfa në trurin tuaj. Ndryshe nga kafja që mund të shkaktojë ankth në disa persona, çaji jeshil ju ndihmon të relaksoheni dhe të fokusoheni, pa shkaktuar përgjumje. Letanina gjithashtu rrit shëndetin kardiovaskular.

Bëni pauza gjumi. Është vërtetuar se të flini gjatë ditës rrit shpejtësinë tuaj të të mësuarit. Pasditja rreth orës 4 është koha perfekte për të bërë një pushim të shkurtër gjumi, pasi rrit gatishmërinë tuaj dhe produktivitetin për pjesën tjetër të ditës.

Hiqni dorë nga sheqeri. Përpiquni të mos konsumoni sheqerna gjatë kohës kur ju duhet të përqendroheni, pasi efekti i sheqerit bën që truri juaj të mos funksionojë në mënyrë efektive. Zëvendësojini gjërat e ëmbla me ushqime si veza apo peshku.

Ushqehuni me informacion stimulues. Truri ka aftësinë të përshtatet më informacionin të cilin ju i ushqeni. Nëse e bombardoni me informacion të shpejtë dhe jo stimulues, fokusi juaj do të shkatërrohet. Ndaj kaloni sa më shumë kohë me gjëra që ju mbajnë të përqendruar dhe në mendim.

Mos shiko televizor. Kur ju shikoni televizor, truri juaj është në një gjendje pasive, pasi konsumon informacion, por nuk e përpunon apo ndërvepron me të. Studimet kanë treguar se lojërat janë më të mira për të rritur fleksibilitetin e mendjes suaj.

Lexoni libra. Ashtu si të luajturit lojëra, edhe leximi i një libri është një formë aktive ushtrimi për trurin. Përpiquni të lexoni sa më shumë libra që ju detyrojnë të ndërtoni imazhe në kokë gjatë kohës që lexoni.

Mësoni programimin. Dikur të programoje ishte diçka shumë e vështirë, por sot ka mjaft aplikacione të thjeshta dhe zbavitëse. Të programuarit ju ndihmon të ushtroni logjikën dhe rrit aftësitë tuaja në tregun e punës.

Ushtrohuni fizikisht. Një mendje e shëndetshme në një trup të shëndetshëm. Trupi dhe truri janë të lidhur ngushtë, ndaj ushtrimi fizik ndihmon edhe trurin të funksionojë më mirë. Nuk keni pse të shkoni në palestër çdo ditë, mjafton të bëni disa ushtrime të thjeshta gjatë ditës, të cilat do të kenë një impakt të madh.

Ndikohuni nga njerëz të zgjuar. Është një fakt i njohur nga shkenca se zakonet përhapen përmes rrjeteve shoqërore. Duke ekspozuar veten tuaj ndaj njerëzve më të zgjuar, ju mund të përfitoni shumë nga ta.

Zihuni. Të futeni në debate miqësore me njerëz që nuk bien dakord me ju në çdo temë është shumë pozitive, pasi ju lejon të forconi argumentet tuaja dhe të bindeni kur e keni gabim. Në të dyja rastet ju dilni i fituar, pasi ose do të bindni tjetrin duke arsyetuar, ose do të eliminoni një bindje të gabuar që kishit më parë.

Ecni në natyrë. Të bërit një shëtitje në natyrë ka një numër të madh përfitimesh. Prania e lartë e oksigjenit në ajër ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe në qetësimin e trurit. Nëse bëni një shëtitje gjatë kohës së pushimit të drekës do t’ju ndihmojë të mendoni më mirë gjatë gjithë ditës.

Mbani një bllok shënimesh. Mendjet e ndritura si Leonardo Da Vinci mbanin gjithmonë me vetë një bllok shënimesh. Atje ata shkruanin idetë e tyre, bënin skica dhe ngrinin pyetje që duhet t’u përgjigjeshin më vonë. Duke pasur një bllok të vogël, ju mund të trajnoni kuriozitetin tuaj dhe të menduarit logjik.

Planifikoni. Duke planifikuar të nesërmen një ditë më parë, ju mund të punoni në mënyrë më produktive. Shumë njerëz janë të zënë gjatë gjithë ditës, por jo produktivë. Një pjesë e rëndësishme e të qenurit të zgjuar është të kuptoni se të punuarit fort është inferiore ndaj të punuarit në mënyrë të zgjuar. Ndaj mendoni paraprakisht.

 

 

 

 

 

 

/Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top