Mjalti nuk duhet të mungojë asnjëherë në shtëpinë tuaj. Cilësitë e tij specifike energjetike dhe antibakteriale janë zbuluar nga një studim i “Texas University” dhe nga një studim i “Penn State University” me 105 fëmijë nga 2 deri në 18 vjeç, të cilët të ndarë në 3 grupe, iu nënshtruanregjimeve ushqimore të ndryshme.
Grupit të parë iu dha një substancë me shije të njëjtë me mjaltin, të dytit iu dha mjaltë i pastër dhe grupit të tretë asgjë. Grupi i mjaltit të pastër, përveç se flinte më mirë, pësoi një rënie të dukshme të simptomave të gripit.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.