Në fokus

November 9, 2018 | 10:54

Mjekra përmban më shumë baktere sesa një banjë

Moda e mbajtjes së mjekrës është bërë mjaft parësore. Disa gra e shohin mjekrën si një tërheqje unike te meshkujt. Në fakt, disa ndihen entuziastë kur shohin një burrë me mjekër. Megjithatë, një studim shkencor i realizuar kohët e fundit në lidhje me këtë do të ndryshojë mendimin e shumë njerëzve.

Sa higjienike është mjekra?

Disa njerëz që duan të mbajnë mjekra të gjata shqetësohen për mbajtjen e tyre mirë. Sidoqoftë, jo gjithkush ka kohë, madje edhe dëshirë për të mbajtur një higjienë të mirë. Marrë shkas nga kjo gjë, mikrobiologu Johan Golobic kreu teste me qindra qime të mbledhura nga mjekra të njerëzve të ndryshëm. Ai kurrë nuk mendonte se do të gjente diçka kaq të tmerrshme.

Pas studimit të rezultateve të mikroorganizmave që ishin në flokë, specialisti ishte habitur. Edhe nëse burri thotë se nuk befasohet nga ndonjë gjë, në këtë rast duhej të ndodhte. Të gjitha rezultatet u transmetuan në kanalin televiziv KOAT në Shtetet e Bashkuara.

Mjekrat janë më të ndyra se…një banjë.

Kjo është ajo që tha Golobiç pasi pa që flokët kishin baktere që ishin depozituar në fece. Megjithëse shumica e mikroorganizmave mund të gjenden kudo, mjekrat e ndyra janë nga më të ndryshmet. Dhe nëse ato futen në një gotë ujë, ky nuk mund të përdoret për t’u pirë.

Megjithëse bakteret që gjenden zakonisht në mjekra nuk shkaktojnë sëmundje, është mirë t’i shmangni ato. Prandaj, rekomandohet që të mos shpenzoni kaq shumë kohë për to. Në rast të prekjes së mjekrës, është mirë që menjëherë të lani duart me sapun. Natyrisht, higjiena e vazhdueshme dhe prerja e mjekrës janë thelbësore për të shmangur këto baktere sa më shumë që të jetë e mundur.

 

Burimi / notizielibere24.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top