Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka prezantuar sot rezultatet e studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.
Sipas imunologut Genc Sulçebe, përqindja e pozitivitetit “lëkundet afërsisht 50% e popullatës”. Që do të thotë se gati gjysma e popullsisë në kryeqytet e ka kaluar Covid-19 dhe ka fituar imunitet prej tij.
Në fazën e tretë të studimit, u kampionua një numër prej 812 individësh, nga të cilët rezultuan pozitivë për antitrupa ndaj Sarscov2, 405 individë.
“Pra pozitiviteti i antitrupave ndaj virusit në popullatën e Tiranës është 49.6 %, mund të themi përafërsisht gjysma e individëve të testuar rezultuan pozitive për antitrupa”, tha Sulçebe.
Burimi Panorama Online
#panorama.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.