Dëshmi

February 3, 2018 | 18:51

“Mjeshtrja e Madhe” Shegushe Bebeti: Nuk do të ndalem duke dhënë shfaqje për fëmijët e sëmurë

Një ndër personazhet që i ka dhënë kontribut artit dhe kulturës shqiptare është Shegushe Bebeti, e cila në vitin 2016 mori titullin ‘Mjeshtër i madh’.


E ftuar në rubrikën ‘Impakt shëndet’ në emisionin ‘Diagnozë’ nga Freskida Miloti, ajo ka folur për eksperiencën e saj me fëmijët dhe për personazhet e shumta që ka interpretuar për ta.

Autorja e emisionit, Freskida Miloti me aktoren Shegushe Bebeti

Autorja e emisionit, Freskida Miloti me aktoren Shegushe Bebeti

Aktorja e njohur ka dhënë pjesë teatrale për fëmijët me probleme shëndetësore, për të cilët tha: “Sa më pranë fëmijëve të jesh dhe sa më shumë art t’iu bësh, aq më të bukur ua bën jetën. Duke qenë sa më pranë fëmijëve në nevojë, fëmijëve jetim, fëmijëve të rrugës, fëmijëve pa përkrahje, të shtruar pranë tyre, sa më shumë art t’iu bësh, aq më të lumtur janë. Të gjithë artistët duhet të jenë pranë fëmijëve në nevojë.”
Shegushja tregoi se për 12 vite ndodhet pranë fëmijëve të shtruar në spital, në Shqipëri dhe Itali duke treguar se ka vështirësi dhe kënaqësi të madhe. Ajo foli dhe për një rast me një vogëlushe që ka humbur shikimin dhe i dhuroi aktores një tufë me lule që e adhuronte teatrin.
Kjo që bëj unë apo kolegët e mi është një pikë uji në oqean. Sikur të gjithë të kontribonim sa më shumë, jeta për ta do ishte më e bukur,” – tha ajo.

Aktorja ka bërë mbi 100 role, prandaj nuk arrin që të përzgjedhë më të preferuarin si dhe nuk do ndalet duke dhënë shfaqje për ta.

https://www.youtube.com/watch?v=Xb8Do8dVDhI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top