E kuqe, me modele dhe grafika Krishtlindjesh dhe të përshtatshme për të gjithë familjen. Ky është identikiti i pizhameve perfekte të Krishtlindjeve, një “must have” i vërtetë i momentit dhe për të gjithë periudhën e festave. “Uniformë” e bërë në shtëpi është super trend ta veshësh para pemës së zbukuruar dhe të bësh një selfie apo një foto në grup për ta postuar në rrjetet sociale. Në fund të fundit, festa më e pritur e vitit është gjithashtu sinonim i argëtimit dhe ndarjes.
TRENDI I MOMENTIT – Koleksione lozonjare, komode dhe trendi, ideale për një pamje relaksuese, por në të njëjtën kohë perfekte për t’u ndarë me “komunitetin” tuaj, qoftë real apo virtual. Asnjëherë si ky vit, pizhamet e Krishtlindjeve janë simboli i gëzimit të të qenit bashkë.
Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.