Lifestyle

May 4, 2018 | 13:42

Moda: Fustanet e gjatë për çdo rast

Fustanet e gjatë janë prurja më interesante për sezonin pranverë -verë 2018. Mund të vishen në çdo mënyrë dhe në çdo moment.

Qoftë ditën nëpër qytet, me këpucë të sheshta apo sandale, edhe në mbrëmje me modele më të sofistikuara për një moment të rëndësishëm apo thjesht për t’u ndjerë të bukur.

Këto fustane jemi mësuar ti shohim vetëm në evente speciale por stilistët në pasarelat e fundit i bëjnë protagoniste dhe gjatë ditës me kombinime më të thjeshta dhe të përshtatshme për të na ofruar sa më shumë komoditet.

Fustani i gjatë, klasiku i kësaj stine të bukur ju shpëton në çdo situatë. Me avantazhin që transformon pamjen tonë në një shkëlqim të vërtetë, me ndryshimin e aksesorëve, për të kaluar nga impenjimet e ditës në një mbrëmje më të veçantë.

Burimi / tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top