Sugjerimet që frymëzojnë një koleksion vërtet të veçantë të modës vijnë nga Afrika, djepi i njerëzimit. Propozimet për pranverën/verën e ardhshme të një mason-i historik fiorentin të specializuar në trikotazhet e hollë të kashmirit tregojnë historinë e transformimit të elementeve, kujdesin dhe durimin e atyre që punojnë për të krijuar veshje të bukurisë së përjetshme.
Quhet “L’Arte della Terra”, koleksioni me të cilin Malo i bën homazh krijimtarisë dhe jetës që buron nga materia. Puna kërkimore stilistike e markës mbi origjinën afrikane zbulohet në qepjet e thurura me kokrra të frymëzuara nga teksturat e dyshekëve Masai, rrjetat e peshkatarëve të Kongos, në qëndisjet fisnore që krijojnë lojëra drite, në notat e safarit dhe motivet gjeometrike që kujtojnë përpunimin e pëlhurave të vjetra Namibiane dhe qilimave të Afrikës së Veriut.
Toka shihet si një element parësor i cili, i modeluar, krijon objekte të përditshme. Ashtu si lesh kashmiri, që vjen nga dhia mongole Hircus, është tjerrë dhe endur për të krijuar veshje të përjetshme dhe pa gjini, një simbol i luksit të padukshëm, por që ka qenë gjithmonë sinonim i vëmendjes ndaj detajeve klasike dhe elegante. Një pasuri e rrallë dhe totalisht “made in Italy”.
Edhe ngjyrat e këtij koleksioni janë të frymëzuara nga elementi i tokës. Nuancat i referohen peizazheve të shkretëtirës, fildishit, nuancave të horizonteve ranore të Afrikës mëmë dhe pluhurohen në qiejt rozë dhe horizonte bojëqielli. E kuqja, vjollca dhe xhenxhefili të kujtojnë perëndimin e zjarrtë të Mombasës. Ashtu si materia në duart e një mjeshtri të aftë, çdo krijim Malo përshtatet dhe bashkëjeton me këdo që zgjedh ta veshë atë, sikur të përbëjë një lloj trashëgimie personale.
Burimi tgcommediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.