Nëse pranvera do të kishte një kod veshjeje, Ryan Reynolds do të mbante patentën e saj. Duke shëtitur rrugëve të Nju Jorkut, i bukur me syze dielli, celular në dorë dhe AirPods, aktori zgjedh veshjet casual dhe komode, duke i veshur me shumë lehtësi.
Një xhaketë ngjyrë bezhë kundra ujit, me kapelë, të së njëjtës ngjyrë, bluzë e bardhë e blu, këmishë e lehtë, pantallona slim fit, dhe atlete të bardha. Aktori 45-vjeçar me origjinë kanadeze ka prezantuar së fundmi projektin e tij më të ri, “The Adam Project”. I martuar prej dhjetë vitesh me kolegen e tij Blake Lively, së fundmi ata dhuruan së bashku një milion dollarë për Ukrainën. Çifti ka edhe tre vajza: James, Inez dhe Betty, përkatësisht 7, 5 dhe 2 vjeç. Vajza e madhe ka emër djali, sepse mban emrin e gjyshit, babait të aktorit, i cili u nda nga jeta në vitin 2015 nga sëmundja e Parkinsonit.
Burimi / tgcom24.mediaset.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.