FB

June 18, 2021 | 9:00

Mollët parandalojnë zhvillimin e disa tumoreve

Molla është një frut që bën mirë për shëndetin. Sheqeri që mollët përmbajnë ka nivel të ulët glicemik dhe janë të shkëlqyera për ata që vuajnë nga diabeti. Fibrat e tyre kanë pektinë, e cila favorizon zorrët dhe ndihmon për të ruajtur nivelet e ulëta të kolesterolit në gjak. Po ashtu, mollët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Sipas një studimi të botuar në revistën “Scientific Reports”, antioksidantët që gjenden te mollët veprojnë si antitumoralë.

Studimi ka nxjerrë në pah se polifenolët e mollës pengojnë shumëfishimin e qelizave kancerogjene të zorrëve, duke bllokuar masën tumorale. Ndërsa proteinat mbi të cilat veprojnë këto polifenole kanë po të njëjtat efekte që japin disa ilaçe antitumorale.

Studiuesit theksojnë se ky studim mund të ndërtojë bazën për të bërë studime të tjera që tregojnë në mënyrë edhe më të qartë dhe të thellë rolin që ka konsumi i mollëve në parandalimin e tumoreve.

 

Përgatiti: Manjola EREQI / Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 158

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top