FB

November 14, 2022 | 8:15

Monika Myers: “Unë nuk dua që sindroma Down të ​​jetë një kufizim”

Monika Myers është një modele me sindromën Down e cila është shfaqur në Javën e Modës në Nju Jork. E intervistuar nga mediat vendase katërmbëdhjetë vjeçarja tha se prania e saj në pasarelë është e rëndësishme  për planet personale që ajo ka.

“Unë do të doja të vazhdoja modelingun. Shpresoj të eci përsëri në NYFW dhe shpresoj që një ditë të bëhem modele në Milano dhe Paris. Më pëlqen ky rrugëtim dhe ëndërroj ta çoj deri në fund. Të gjithë më thanë se sa fantastike isha dhe sa siguri kisha në pasarelë. Ata thanë se gjetën frymëzim për të besuar në veten e tyre për të bërë gjëra të mëdha”, tha Monika Myers për Fanpage

 Tani më në botën e modës ka vend edhe për të ashtuquajturin “diversitet”.Trupat që sfilojnë në pasarelë nuk janë më të gjithë njësoj, kopje të njëri-tjetrit, kopje ekzakte të standardeve shumë kufizuese. Sigurisht, disa probleme janë të vështira për t’u kapërcyer, si për shembull hollësia e tepërt që vazhdon të shfaqet dhe markat që ofrojnë koleksione që nuk kanë lidhje me shumëllojshmërinë e përmasave dhe trupave që ekzistojnë. Por shumë marka kanë vendosur të mos injorojnë çështjet sociale që po tërheqin vëmendjen e publikut: thyerja e stereotipeve të pashëndetshme dhe idealet e paarritshme të bukurisë , normalizimi i të ashtuquajturave defekte , përfaqësimi më i madh i diversitetit

 

 

 

Burimi /Fanpage.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top