Moringa, kjo pemë e mrekullive ndryshe njihet si mbretëresha e bimëve. Shumë vite më parë ajo është përdorur nga grekët, romakët dhe egjiptianët për vetitë e saj kuruese.
Kjo bimë është përdorur për aneminë, artritin dhe dhimbje të tjera reumatizmale, dhimbjen e kokës, problemet e zemrës, astmën, kancerin, diabetin, dhimbjet e stomakut, ulcerat e stomakut, presionin e lartë të gjakut, gurët në veshka, çrregullimet e tiroideve, bakteret, kërpudhat, viruset dhe infeksionet parazitare.
Moringa përmban një shumëllojshmëri vitaminash, mineralesh, aminoacidesh dhe shumë elementë të tjerë. Gjethet, lulet, frutat, farat dhe rrënjët e kësaj peme janë produkte që të gjitha mund të përdoren në mjekësi për shërimin e shumë sëmundjeve.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.