Lifestyle

October 13, 2018 | 9:58

Një tjetër dasmë mbretërore, martohet mbesa e Mbretëreshës Elisabeth II. Detaje nga dasma… (Foto)

Oborri mbretëror britanik erdhi sërish në qendër të vëmendjes. Arsyeja, dasma e mbesës së Mbretëreshës Elisabeth II, Princeshës Eugenie dhe partnerit të saj, Jack Brooksbank, një tregtar vere. Ceremonia u zhvillua në Windsor.

Familja mbretërore dhe personalitete të famshme ishin mes 850 të ftuarve në ceremoni. Nusja u shoqërua nga babai i saj, Princi Andrew, nën sytë e gjyshes, Mbretëreshës Elisabeth II.

Princesha dukej e mrekullueshme e veshur me fustanin e bardhë të stiluar nga stilisti i famshëm Peter Pilotto. Fustani me bisht madhështor i nxirrte në pah pjesën e kurrizit.

Ndërkohë mijëra persona kishin mbushur rrugët e Windsor për të parë parakalimin e çiftit të ri, por shumë më pak nga sa kishin shkuar për të parë dasmën e Princ Harry dhe Meghan.

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top