Paqja fillon nga brenda. Është thellë brenda çdo shpirti, si një farë e vogël që pret të mbijë, të rritet dhe të lulëzojë. Duhet të garantoni kushtet e duhura, mjedisin e duhur dhe kujdesin që ajo të hedhë rrënjë.
E sapo të ndodhë kjo, ajo do të vazhdojë të rritet; por në fillim ajo është e brishtë dhe duhet të ndihmohet dhe t’i falet dashuri. Prandaj, çelësi i paqes në botë gjendet brenda jush. Mos e humbni kohën duke vëzhguar kaosin dhe konfuzionin që mbretëron në tokë, por filloni të shëroni gjërat brenda jush. Përkushtohuni me qetësi duke bërë vullnetin tuaj: nuk keni nevojë të flisni për këtë, thjesht duhet ta jetoni.
Shndërrojeni kaosin dhe konfuzionin që mbretëron në jetën tuaj në paqe, bëhuni një anëtar i dobishëm i shoqërisë dhe botës në të cilën jetoni. Filloje nga vetja jote, aty ku e dini se mund të bëni diçka, pastaj vazhdoje jashtë.
Eileen Caddy MBE, mësuese shpirtërore dhe autore e epokës së re, e njohur më së miri si një nga themelueset e komunitetit të Fondacionit Findhorn në Ecovillage Findhorn, në verilindje të Skocisë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.