Çdo veprim ndiqet nga një pasojë pozitive ose negative. Është një ligj universal ndaj të cilit ne të gjithë jemi nënshtruar, me ose pa vetëdije dhe quhet karma. Termi nënkupton “veprim” dhe i referohet fjalës, mendimit dhe veprimit, shkurt, gjithçkaje që lidhet me veprën.
Çfarëdo që bëjmë, qoftë e mirë apo e keqe, na kthehet në të njëjtën mënyrë. Kjo për shkak se universi, nëpërmjet këtij ligji të kauzës dhe efektit, duhet të krijojë një ekuilibër mes gjërave. Për këtë arsye, kur dëmtojmë të tjerët, e gjejmë veten duke paguar çmimin.
Pra, karma kthen atë që kemi bërë. Nëse veprimet tona i bëjnë të tjerët të vuajnë, ne do të përjetojmë të njëjtën dhimbje. Nëse, nga ana tjetër, jemi të saktë dhe besnikë ndaj të tjerëve, atëherë kjo e fundit do të jetë edhe për ne kur të na nevojitet. Prandaj, kjo forcë e padukshme duhet të imagjinohet si një zinxhir i bërë nga energjia: secila unazë lidhet me tjetrën përmes veprimeve dhe pasojave të tyre.
Pesha e këtij zinxhiri ndryshon sipas asaj që kemi mbjellë: e rëndë nëse kemi mbjellë gjëra negative, e lehtë për ato pozitive. Pra, çdo herë që ndodhemi në udhëkryq, mendojmë me kujdes për efektet që mund të pasojnë nëse zgjedhim një rrugë dhe jo një tjetër, sidomos duke pasur parasysh që nesër vendimi ynë do të ketë pasoja për jetën.
Burimi / howtodofor.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.